Mali i Zi e hoqi taksën ekologjike për automjetet e huaja

September 4, 2011   | Rajoni / Region

Qeveria e Malit të Zi mbrëmë pezullimoi taksën ekologjike për automjetet e huaja transportuese, përkatësisht kompensimin për rrugët për të cilat paguhet gjatë hyrjes në vend.

Në njoftimin e qeverisë gjithashtu theksohet se deficiti buxhetor për gjashtë muajt e para përfshin 52 milion euro, ndërsa ekonomia shënon rritje reale prej 2,1 për qind, që është në suaza të pritjeve zyrtare.

Shkalla e papunësisë nga marsi shënoi ulje konstante, duke arritur 11,3 për qind nga fundi i qershorit, derisa numri i të punësuarve shënon rritje prej 5,6 për qind.

TVCG