Nora dhe Mc Kresha sjellin këngen “As ni zo”

September 4, 2011   | Lajmet / Vijesti

Nora Istrefit dhe reperi Mc Kresha këtë javë do të publikojnë këngën e tyre të re të titulluar “As ni zo”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja kosovare gjatë një interviste për të përditshmen Infopress.

“Sapo e kemi përfunduar bashkëpunimin e këngës me Mc Kreshën. Këtë këngë e ka përfunduar Zzap dhe Chris, ndërsa për tekst kemi bashkëpunuar me Bim Bimmën. Kënga titullohet ‘As ni zo’, kurse për klip është përkujdesur ‘Entermedia’. Lansimi i këngës do të bëhet brenda kësaj jave dhe besojmë që do të pëlqehet”, ka thënë Nora.

Përveç duetit Me Mc Kreshën, Nora është duke punuar fuqishëm edhe në një këngë tjetër, për të cilën thotë se do të publikohet disa javë më vonë, ndërsa nuk e po e len anash edhe punën në albumin e saj të ri.

“Pas bashkëpunimit me Mc Kreshën, jam duke punuar për këngë tjetër. Pra derisa fansat e dëgjojnë këngën time më të re, unë do të përgatis këngën tjetër për të cilën jam duke punuar shumë. Jam duke punuar edhe në album, por njëherë përnjëherë është herët të flas rreth albumit”, ka pohuar këngëtarja.

Pas përfundimit të angazhimeve Nora thotë se do të gjejë ca kohë për pushime me të fejuarin e saj Robertin, edhe pse ende nuk kanë vendosur se ku do t’i kalojnë ato.

Telegrafi

YouTube Preview Image