Reagojnë deputet shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi – Video

September 9, 2011   | Lajmet / Vijesti

Pas reagimit të përbashkët të një dite më pare duke braktisur parlamentin e Malit të Zi para se të miratohej ligji i ri zgjedhor, deputet shqiptarë njëzëri shprehin shqetsimin e tyre për mohimin e të drejtave të arritura dhe që një gjë e tillë gjeti përkrahjen, pa përjashtim të të gjitha partive joshqiptare në Mal të Zi
“Shqiptarët jashtë parlamentit ishte konsensusi juaj. Përgjegjsia dë të jetë vetëm e juaja. Ju nuk mund të jeni tutorë mbi ne edhe pse kenti ë gjithë pushtetin shtetëror.  Nëse ju shikoni gjeografinë e rajonit do ta kuptoni se do të merrni një përgjigje adekuate” u shpreh Mehmet Bardhi, shkruan Vijesti.
Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti tjetër shqiptar, Genci Nimanbegu i cili tha se ka frikë që procesi në trupin politik të shqiptarëve do të kalojë në drejtim të radikalizimit të lëvizje të caktuara.
Mehmet Zenka shtoi se shqiptarët në Mal të Zi janë të mashtruar.

Ulqini Online

 

Kuvendi e ka miratuar kodin zgjedhor

Kuvendi i Malit të Zi e miratoi ligjin për ndryshimet dhe plotësimet të ligjit për zgjedhjen e kshilltarve dhe të deputetëve dhe kështu ka plotësuar njërin prej kushteve kryesore për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me UE.

Propozim ligjin e kanë përkrahur të gjithë deputetet e pranishëm . Para votimit sallën e Kuvendit e kanë braktisur deputetet e Partive shqiptare të pa kënaqur me tekstin e kodit të ri zgjedhor.

Me ligjin zgjedhor është paraparë që të drejtë në aksionin afirmativ kanë popujt të cilët përbëjnë më pakë se 15 për qind të popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi. Kodi zgjedhor parasheh që me kushte të privilegjuara në Kuvend mund të hyjnë partitë nacionale të popujve pakicë të cilat në zgjedhje nuk fitojnë më tepër se 3 për qind.

VIDEO TVCG
YouTube Preview Image

6