Ulqini çdo vit po përjeton rritje të numrit të turistëve

September 12, 2011   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Destinacioni më atraktiv për turistët në rajon

Ulqin, 12 shtator

Temperaturat e larta kanë ndikuar që edhe në gjysmën e parë të muajit shtator plazhet e Ulqinit, vazhdojnë të vlojnë nga qindra e mijëra turistë. Këtë e ka mundësuar koha shumë e mirë,e cila po rrit apetitin e turistëve që të shijojnë  bukurit, plazhet dhe të mirat tjera të bregdetit të Ulqinit.

Plazhi Rana që në qytet quhet plazhi vogël dhe plazhi i Shtoit, që ndër turistët quhet plazhi i madh, shihen qindra turistë që po shijojnë rërën, ujin dhe diellin. Në  32.7 kilometra plazhe dhe qytetin në fjalë shihen shumë turistë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga shtete të ndryshme të Evropës që pëlqejnë këtë rajon për pushim. Sipas tyre jo vetëm kushtet e mira, por edhe çmimet e volitshme ndikojnë që të kenë Ulqinin destinacion kryesor për pushime e ku çdo vit ndikojnë edhe tek familjarët e tyre që të pushojnë në Ulqin.

Në bazë të disa analizave jo zyrtare në plazhet e Ulqinit sivjet kanë qenë rreth një milionë turistë, apo brenda një nate rreth 10 mijë sosh. Por numër i madh i tyre nuk janë regjistruar. Në Ulqin çdo vit numri i turistëve po shënon ngritje

Ulqini, qytet në jugë të Malit të Zi, me 32.7 kilometra bregdet, prej tyre18 plazhe të rregulluara, me mbi 260 ditë me diell gjatë vitit. Ka përputhje  ideale të lindje dhe perëndimit, e modernes dhe historikes, një ndër destinacionet më atraktive. Mozaiku  natyror i Ulqinit është i përbërë nga lumi Buna, deti Adriatik, liqeni i Shasit, ullinjtë qindvjeçarë me gjirin e Valdanosirt, ishullit magjeps Ada dhe vegjetacionit të pasur në çdo hapë.

Ali Rexha, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, tha se turizmi sivjet ishte i shkëlqyer. “Kemi një pasur një para sezon të mirë, sezon të mrekullueshme dhe një pas sezon shumë të mirë dhe tashmë të gjitha hotelet janë plotë për plotë me turistë nga Kosova dhe vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë”, tha drejtori i OTU-së. Sipas tij po ashtu turistë ka shumë edhe nëpër shtëpi private. Edhe pse jemi në gjysmën e shtatorit plazhet, hotelet dhe banesat janë plotë me turistë, kjo gjë mund edhe të shihet nga syri. “Koha e mirë ka ndikuar që edhe në këtë muaj të kemi  turizëm të mrekullueshëm. Një gjë tjetër është edhe politika e çmimeve e cila është më e ulët dhe se turistët po e shfrytëzojnë këto dy gjëra për pushime”, tha Ali Rexha.  Ai përmendi se njëri ndër faktorët kryesor të rritës së turizmit është  edhe Rruga e Kombit, e cila e ka afruar Ulqinin afër Kosovës. Tash disa vjet kosovarët janë në majë të listës që i prijnë numrit më të madh të turistëve në Ulqin.

“Numri i turistëve në krahasim me vitin e kaluar është shumë më i madh, por akoma nuk kemi numrin total të tyre, kur dihet se numër i madh i tyre nuk regjistrohen fare”, tha drejtori i OTU-së.  Sipas Ali Rexhës numri i turistëve është rritur sidomos nga shtetet e rajonit dhe më gjer ku Organizata Turistike e Ulqinit, ka bërë promovimin në panaire të ndryshme. Turistët e huaj e kanë shtruar numrin dhe vitin tjetër do të dyfishohen. Turistë kishte dhe akoma ka nga Bosna dhe Hercegovina,Gjermania, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Italia dhe ka pasur edhe nga Rusia e vend tjera.

Nga ana tjetër edhe pronarët e hoteleve e vlerësojnë  turizmin sivjet si shumë të suksesshëm dhe tregojnë se hotelet e tyre janë përplot me turistë.

Njëri ndër hotelet më të njohura në Ulqin Hoteli “Mediteran resort”, i cili gjendet pak metra lart plazhit Rana, këto ditë shtatori ishte i mbushur me turistë kryesisht të huaj. Turistët nisën çdo ditë drejt plazhit të vogël, i cili duket si në shuplakë dore nga Hotel “Mediteran”, ata posa shkojë në plazh vendosen në shtretër, për të ikur nga vapa.

Selatin Gjeloshi, drejtor i përgjithshëm i Hotelit Mediteran Restort në Ulqin, tha se janë shumë të kënaqur me sezonin e sivjetshme turistike e cila akoma po vazhdon me  numër të madh të vizitorëve. “Sezona turistike 2011 për ne si hotel ka qenë shumë e suksesshme duke shpresuar se vitin tjetër do të korrim suksese të reja. Hoteli jonë ofron kushte komode për turistët. Në pesë vilat e hotelit janë 100 dhoma ku mund të akomodohen rreth 400 turistë”, tha drejtori e Hotelit “Mediteran” Selatin Gjeloshi. Ai tregoi se çmimet janë njëjtë sikur vitin e kaluar. Çdo vit kemi rritje të numrit të turistëve dhe tash hoteli është i mbushur me turistë sidomos të huaj. Më së shumti këtu kishte turistë nga Poloni, Rumunia, Kosova e vendet tjera.  Sipas tij për sukseset e rritës turistike, kanë ndikuar investimet e mëdha që kanë bërë, ku janë përmirësuar kushtet, derisa nga ana tjetër nuk anë ngritur çmimet. Ai tregon nga hoteli se klientët kanë shikim të thellë kah Deti Adriatik dhe pjesën më argëtuese të Ulqinit. Hoteli ka apartamente të bukura me të gjithë infrastrukturën përcjellëse që i duhet turistëve. Gjatë vitit do të bëhen investime në përmirësimin e kushteve më komode.

T’i informojmë qytetarët se ky hotel është privatizuar nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Isa Beqoviq, i cili pritet të ndërtoj hotele me pesë yje. Ai këto ditë pritet të  vijë në Ulqin për disa ditë.

Ndërsa Isat Dragovoja, drejtor i shitjes në  Rivierën e Ulqinit, e vlerëson shumë shumë të suksesshme sezonin turistike të këtij viti, apo më të mirë se vitin e kaluar. Sipas tij edhe në këto ditë të shtatorit kanë shumë turistë në hotelet e Rivierës së Ulqinit. Kosovarët janë  turistët më besnik e të cilit  do të  vijnë përsëri në Rivierën e Ulqinit.

“Kemi rritje të numrit të turistëve mbi 20 për qind, ku më së shumti kemi turistë nga Çekia, Kosova, Polonia, Gjermania e vende tjera. Akoma kemi numër i madh të turistëve dhe besojmë se koha e mirë do të vazhdoi deri në fund të muajit dhe të punojmë si deri më sot”, tha Isat Dragovoja. Sipas drejtorit të shitjes kushtet  janë shumë të mirë dhe cilësore, por edhe çmimet e volitshme.

 

Isat Dragovoja, tregon se Reviera e Ulqinit, ka në menaxhim hotel Bellevue, Olympic dhe vilat Ada Bojana.  Sipas tij Ada nudistike ofron natyrë mahnitëse për naturista në ishullin e parajsës me 3 kilometra plazh ranore, apo 15 kilometra larg qendrës. Ka kapacitete prej 600 shtretërve me të gjithë infrastrukturën përcjellëse moderne. Olympiku, është një parajsë  e vërtetë për familje dhe oazë për sportistë me 13 kilometra plazhi ranor dhe me kapacitet 262 shtretër me gjithë infrastrukturën përcjellëse moderne e rrethuar me pisha. Bellevue, është një vend ideal për pushim, rekreacion dhe mbledhjen e grupeve të mëdha me plazhin e saj ranor i rrethuar nga parku dhe pylli i pishave. Kapacitete janë mbi 700 shtretër  me gjithë infrastrukturën moderne.

Besim Toska
www.ylli.i
nfo
YouTube Preview Image

1