Bardhi: Mos ja gërmoni gropën të tjerëve

September 16, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Foto: DAN

Kryetari dhe deputeti  i LD në MZ, Mehmet Bardhi ka akuzuar pushtetin dhe opozitën, ose siç i quajti në intervistën për gazetën “DAN”, “shumicën ortodokse sllave”, se me miratimin e kodit zgjedhor i kanë penguar shqiptarët që ti realizojnë të drejtat e arritura për 5 vende deputetësh në parlament.
Siç  raportonë gazeta malazeze “Dan” Bardhi  nuk dëshiroi të përgjigjet drejtë për drejtë në pyetjen që  i ka thënë  në  Kuvënd, qeverisë dhe opozitës “që të  shikojnë në gjeografinë e rajonit, dhe do ta shohin se vonë apo herët do të kenë një përgjigje adekuate”, se me këtë ka menduar në shembullin e Kosovës.
Nga pyetja  që i bën “Dan” Bardhit  shkruan : Ju duke Kritikuar ligjin zgjedhor keni thënë  “nëse shikoni në gjeografinë e rajonit, vonë apo herët do të keni një përgjigje adekuate”. Me  këto  fjalë, të cilët shumë e kanë kuptuar  si kërcënim,  a kini mënduar në Kosovë?
Bardhi theksoi se është e nevojshme të kini parasysh të tërë pasusin e fjalës sime, e cila  është si më poshtë:
Pra, zotërinj, domethënë ky  ishte dhe është qëllimi juaj,që të  na hedhni nga parlamenti, dhe kështu të jetë  triumfuese fitorja  që dëshirojnë zotërinjët  nga radha e  DPS-it.
“Është arritur  qellimi  yjë”, unë  vëndosmërisht  mëndojë se  gabimisht përfundoni dhe   gabimisht  vëndosni. Për  ata ,se me vetdije  dhe me plan e bëni këtë gjë, përgjegjësisht ua them, se përgjegjësia e vetme  do jetë e juaja. Pa marrë parasysh se ju përpiqeni që me  gjëra të vogla të tërheqni privilegjet  e  një shqiptarit   të ndegjuashem, shqiptarët  janë pjekur politikisht dhe në qoftë se ju shikoni edhe  në gjeografinë e rajonit, do ta keni  të qartë se herët apo vonë ju do të keni një përgjigje adekuate.Politikisht  të ju thuhet qartë, duke pasur parasysh historinë e rajonit,të largtën  dhe  të afërmën edhe më tëjë, historia dhe gjeografia e çdo  njeriut inteligjentë paralajmëronë. Mos  ja gërmoni  gropën  të tjerëve, thotë populli dhe diçka të ju themë se kurrë si profesor nuk e kam pyetur nxënësin se  çfarë shkrimtari me këtë gjë ka dashtë me thënë deklaroi Bardhi.
Në pyetjen tjetër se çfarë për shqiptarë, në drejtim të përfaqësimit autentik në parlament, do të thotë rregullat e ligjit  zgjedhor të miratuar kohët e fundit,Bardhi u përgjigjë se me këtë ligj për ndryshimet e Ligjit për zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, që u miratua në Parlamentin malazez,pa përfaqësues  të shqipëtarëve të cilët në shënjë mospajtimit  dhe proteste tet  katër deputet kanë braktisur parlamentin e Malit të Zi para se të miratohej ligji i ri zgjedhor,shumica sllavo-ortodokse, pozitë e opozitë, në mënyrë të përbashkët  e kanë instaluar pabarazinë e mosrespektimi të të drejtave politike të pakicave, duke mos respektuar as në mënyrë historike, as kulturore, as kombëtare, të drejtat e  fituara të shqiptarëve.Kjo bie në kontrast me gjendjen reale në Mal të Zi, kontributin e shqipëtarëve  për ruajtjen e  paqës, kur u orjentuam në mënyrë të qartë e të  hapur kundër luftës.
Ndërkaq,kjo është edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, kështu vazhdon diskriminimi që shqipëtarëve  të u pamundësohet  të kenë një numër proporcional të vendeve në Parlamentin Malazez, pra pësë vënde, aq sa tani na përkasin u shpreh Bardhi.
Në pyetjen se  si e komenton  kërkesën e Kreut të UDSH-së ,Ferhat Dinosha , për të shpallur votimin e dytë për ligjin zgjedhor, ai u shpreh se në  pyetje është  një keqinterpretim i gabuar i dispozitave dhe i  ligjit, Kushtetutës dhe rregullave, ose mungesa e tij apo me qëllim, në mënyrë që të mos relatizivohen  problemet e mosrespektimi të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Duket se e gjithë kjo është për të prishur kohezionin monolit të faktorëve politik shqiptar, përfaqësuesve legjitimë të partive shqiptare në parlamentin malazez, për çështjen e përfaqësimit politik,në lidhje me miratimin e  ligjit  zgjedhor nga ana  shumicës sllavo-ortodokse, pozitë e opozitë deklaroi Bardhi.

Në pyetjen se me cilat mjete Shqipëtarët në Mal të Zi,në të ardhmën do të luftojnë për drejtata e tyre ai u  përgjigj se me mjete  demokratike do të mbrojmë të drejtat tona.Demokracija  njeh spekter  më të gjërë të mjeteve  demokratike.
Lidhja  Demokratike e shqipëtarëve nën Mal të Zi, ka përvojë në këtë por edhe këto partit e reja politike deklaroi Bardhi.

Albert Camaj
MALESIA.ORG
VIDEO TV IN NË  7 MINUT
http://stream.rtvin.com/inpuls/inpuls_08_09.flv

1