Vildane Zeneli, ha pak dhe shpesh

September 16, 2011   | Lajmet / Vijesti

Në palestër…
Do të gënjeja po të thosha që merrem me palestër, sepse nuk merrem aspak. E para, përtoj shumë dhe e dyta, jam aq e zënë me punë, saqë nuk më premton koha të shkoj se lodhem me punë e udhëtime. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk kujdesem për trupin tim, përkundrazi eci tri herë në javë, nga dy deri në tre km.

Kujdesem më së shumti për këmbët dhe të ecurit forcon muskujt e këmbëve. Por ndodh që edhe ndonjëherë përdor litarin kur jam në shtëpi, sepse litari bën që të gjitha pjesët dhe muskujt e trupit të funksionojnë. Është gjëja më e mirë për të mbajtur trupin të fortë dhe në formë të mirë.

Në frigorifer…
Unë nuk jam e obsesionuar me peshën dhe mbase ngaqë nuk jam, nuk shëndoshem asnjëherë. Po normal që ndjek një rregull të caktuar, ha shpesh dhe pak. Nuk i numëroj kaloritë, por nuk e teproj me ushqim, ha aq sa mendoj se mjafton. Deri tani mirë më kanë ecur punët me këtë sistem. Të shohim tani e tutje.

Mëkatet e vogla të gojës…
Nganjëherë dua që të ha fastfood, por pasi e ha nuk ndihem mirë, se e di që nuk është mirë për trupin, si nga ana fizike gjithashtu edhe shëndetësore. Unë deri tani nuk kam pasur problem me pamjen fizike dhe ushqimin. Përpiqem mos ta lë asnjëherë veten pas dore, se shëndeti është shumë më me rëndësi se pamja fizike. Për mua mjafton t’i kushtosh pak kohë, pa e tepruar, të hash shpesh e nga pak, mos ta teprosh me ëmbëlsira e fastfood, të ecësh ose të bësh palestër 2-3 herë në javë dhe do jesh mirë. Unë jam dakord me atë shprehjen: “Ne jemi çfarë hamë”.

Revista Paloma

YouTube Preview Image