Ulqini mbledh folkloristët shqiptarë – Video

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi /KNSHMZ/ është duke kontribuar në masë të dukshme në zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare në këtë vend. Këtë verë, ndër të tjera, në bashkëpunim me shoqërinë civile, ka realizuar me sukses manifestimin tradicional letrar “Dita e poezisë shqipe në Shas”, ndërsa nga data 17 deri më 19 të këtij muaji, organizon simpoziumin ndërkombëtar,”Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar”.

Kryetari i KNSHMZ, Tahir Tahiri ditën e enjte tha për Kosovalive se për herë të parë në Mal të Zi, në nivelin kombëtar, trajtohet letërsia jonë gojore, e cila, pa dyshim ajo paraqet një shtyllë shumë të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar shqiptar.

Sipas Programit, në këtë tubim shkencor do të paraqiten studiues nga mbarë hapësira shqiptare në Ballkan.

Kështu, autori i projekti, Mr. Ismail Doda do të paraqesë temën “Letërsia gojore (këngët popullore) dhe identiteti kombëtar shqiptar”, Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku,”Aspekte të identitetit shqiptar te disa motive të romanit “ Florimont” ngashek. XII”.

Klara Kodra,”Ruajtja e identitetit kombëtar përmes baladave epike-lirike arbëreshe”, Zeqirja Neziri,”Balada e motivit të martesës me grabitje dhe mashtrim te arbëneshët e Zarës dhe në Shestan“, Adem Jakllari, “Eposi shqiptar si strukturë qendrore e kulturës shqiptare të Mesjetës“, Zymer Neziri „Këngë të kreshnikëve nga krahina e Plavës dhe Gucisë në Koleksionin e profesorit amerikan Albert Lord në Universitetin e

Harvardit“, akademik Kolec Topalli, “Lashtësia e eposit të kreshnikëve nëpërmjet arkaizmave gramatikore“, Rudina Llazari, ”Besa për shqiptarët: Kult, mit, monument i shenjtë, identitet me rrënjë në krijimtarinë folklorike“, Albin Sadiku, ”Roli i etnomuzikologjisë në ruajtjen e identitetit kombëtar” etj.

Projekti është përkrahur financiarisht nga Fondi i pakicave të Malit të Zi.


YouTube Preview Image