Ftesë për zgjidhje të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm

September 20, 2011   | Shtypi / Mediji

Një grup i intelektualëve ulqinakë, i ekologëve dhe aktivistëve joqeveritarë “Valdanos” i ftoi sot përfaqësuesit e qeverisë dhe të institucioneve lokale që së bashku ti qasemi gjetjes së zgjidhjeve më të mira për mbrojtjen dhe valorizimin e Valdanosit me qellim që atje të zhvillohet një ekonomi ekologjike.

Ata si grup i intelektualëve me përgjegjësi, i ekologëve dhe aktivistëve joqeveritarë, formuluan në muajin prill bazat nismëtare për valorizimin e mundshëm të Valdanosit dhe propozuan formimin e qendrës ekologjike ndërkombëtare “Valdanos”.

TVCG