Adelina “Unë jam tip emotiv”

September 21, 2011   | Lajmet / Vijesti

Nuk e kisha menduar këtë pyetje se çfarë çmimi do të doja të merrja nga festivali “Kënga Magjike”, kështu na ka rrëfyer këngëtarja sykaltër Adelina Tahiri për pjesëmarrjen e saj për herë të parë në një kompeticion të tillë.

Ajo, siç tha është pritur shumë mirë dhe ka zgjedhur një baladë me titull “Ti mos u kthe”, për t’u arsyetuar se është vetvetja, një Adelinë më ndryshe për të treguar edhe kualitetet që ka, por edhe karakterin, pasi këngëtarja thotë: -”kështu unë jam tip emotiv”.

Për të festivalet janë për çmime, ndërsa kjo këngë këto ditë do të ketë edhe një video që është punuar nga ‘Max Production”.

Kosova Sot
YouTube Preview Image