Ulqinit i mungon informacioni turistik në internet

September 21, 2011   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Ulqini, qytet në jugë të Malit të Zi, me 32.7 kilometra bregdet, prej tyre 18 plazhe të rregulluara, me mbi 260 ditë me diell gjatë vitit. Ka përputhje  ideale të lindje dhe perëndimit, e modernes dhe historikes, një ndër destinacionet më atraktive. Mozaiku  natyror i Ulqinit është i përbërë nga lumi Buna, deti Adriatik, liqeni i Shasit, ullinjtë qindvjeçarë me gjirin e Valdanosirt, ishullit magjeps Ada dhe vegjetacionit të pasur në çdo hapë.
Për t’u ardhur në ndihmë turistëve të shumtë që vizitojnë qytetin e Ulqinit, zyra e administrimit të këtij qyteti është duke punuar për të çelur një faqe të re interneti deklaroi para ca kohëve Ali Rexha, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit.

Kjo faqe, sipas drejtorit të administrimit të turizmit,Ali Rexha,në të do të ketë informacion gjithëpërfshirës për historikun, kulturën, vendndodhjen e banesave tradicionale, hoteleve të qytetit të Ulqinit etj.

“Kjo faqe e re internet është e domosdoshme, pasi vizitorët e qytetit të gurtë në mjaft raste kanë ngritur si shqetësim mungesën e informacionit dhe të dhënave të ndryshme për Ulqinin.

Një  gjë e tillë do të ndihmojë jo vetëm vizitoret duke u dhënë atyre të dhëna të mjaftueshme, por do të nxisë edhe rritjen e fluksit të turistëve”, tha Ali Rexha.

Sipas Rexhës, turizmi në Ulqin nga viti në vit po merr një zhvillim të madh dhe faqja e re e internetit, guidat dhe fletë-palosjet në disa gjuhë do të zgjidhin mësë miri problemin e informimit të turistëve.

Duke shikuar fletat turistike pë komunën e Ulqinit,shumë pak hotele japin të dhëna mbi prenotimet dhe shërbimet online.
Ulqini ka përjetuar këtë vit një fluks të madh turistësh, por pavarësisht rritjes së numrit të tyre çdo vit, ende mungon një informacion i mirëfilltë në adresat online për turizmin e Ulqinit.

Shumë pak hotele japin të dhëna mbi prenotimet dhe shërbimet online. Informimi në internet i vizitorëve, do të lehtësonte më shumë njohuritë për pikat turistike, llojin e turizmit dhe çmimet e shërbimeve dhe njëkohësisht do të rriste edhe më shumë numrin e tyre.

Derisa turistët e fundit i lëshojnë pushimoret e fundit në Ulqin, hotelierët dhe agjencitë turistike janë të kënaqur nga përfundimi i sezonit të verës. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, numri i turistëve të huaj në periudhën korrik- shtator është rritur për 25 për qind në krahasim me periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa fjetjet e turistëve të huaj janë rritur për 33 për qind. E gjithë kjo i ka rritur të ardhurat nga turizmi për 19 për qind.

Kosovarët janë  turistët më besnik e të cilit  do të  vijnë përsëri në Rivierën e Ulqinit.Kemi rritje të numrit të turistëve mbi 20 për qind, ku më së shumti kemi turistë nga Çekia, Kosova, Polonia, Gjermania e vende tjera. Akoma kemi numër i madh të turistëve dhe besojmë se koha e mirë do të vazhdoi deri në fund të muajit dhe të punojmë si deri më sot.
Turizmi në Ulqin nga viti në vit po merr një zhvillim të madh dhe faqja e re e internetit eshtë më tepër se kur e domozdoshme, guidat dhe fletë-palosjet në disa gjuhë do të zgjidhin mësë miri problemin e informimit të turistëve të huaj dhe atyre vendor.

http://video.holidaycheck.de/data/reisevideos/hc/27/27530.mp4