Vdiq Skender Pelivani Zhygjeli – Ne moshen 72 vjeçare!!!

September 25, 2011   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Para 72 vitesh lindi iluzionisti Ulqinak Skender Pelivani Zhygjeli. Ai ka qenë mjeshtër i magjisë, aktor dhe producent. Për magjinë dhe iluzionismin e tij flitet ende edhe sot në Ulqin dhe në Gjermani. Ai mund të lirohej nga prangat ose zinxhirët sa qel e mbyll sytë, ndërsa më i njohur mbetet për numrat e tij të lirimit nga situata të pamundura, siç janë mbyllja në rezervuar të mbushur me ujë, derisa të gjithë drynat i kishte të mbyllur në zinxhirë.Skender Pelivani Zhygjeli edhe sot mbetet mister për Ulqinakët.

Ai pa kurrfarë problemi lirohej nga prangat, zinxhirët, këmishët e të çmendurve… Disa nga numrat e tij edhe sot mbeten mister.

Kur e kuptoi se dëshiron të bëhej iluzionist me ditë të tëra bënte përgatitjet në shtëpi dhe nuk iu nevojit shumë kohë për tu bërë i famshëm.Traditën e babait të famshëm Daut Pelivanit e vazhdoi djali I tijë Skender Pelivani,I cili kapërceu kufijt lokalë dhe ariti të jetë anëtar I trupës “Cirkus Crome” të Gjermanisë.

Iu bashkua një cirku shëtitës dhe pas vetëm një turneu u bë i famshëm për magjinë e tij me “Cirkus Crome” të Gjermanisë.

Edhe turneu i tij evropian doli shumë i suksesshëm. Gjithmonë i shkonte për dore tu ikte nga kafazi I metalit dhe të gjendet mbas 10 sekondave në publikë.

Ai publikoi edhe disa libra në të cilat zbuloi disa nga sekretet e numrave të tij, ndërsa provoi edhe talentin e tij si aktor.

Ulqinakët edhe sot e përmendin shpesh iluzionistin e madh, i cili edhe sot vlerësohet si ndër më të mëdhenjtë në Mal të Zi.

2