A mund të behet Ulqini një destinacion tërheqës për turizëm të golfit

September 26, 2011   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Në afërsi të Prishtinës, në fshatin Llapnasellë, është inauguruar qendra e golfit “Golf Prishtina”. Kjo qendër ka dy fusha: një të mini-profi golfit që përbëhet nga 18 gropa dhe një të golfit profi “driving range” që është e gjatë plot 250 metra.
Fusha e mini-profi golfit është e njëjtë me atë të golfit profesionist, por me diametër 10 herë më të vogël. Fusha e mini-golfit ka 18 gropa dhe pista e secilës gropë është e ndryshme dhe secila është “kopjuar” nga ndonjë klub i minigolfit nëpër botë.

Të njëjtën kohë mendova pse a smundet të behet Ulqini një destinacion tërheqës për turizëm të golfit.

Çdo gjë me kohën e vet! Kur në fillim të viteve 2004 – 2008 biznesmenet nga Mali I Zi vinin në Liqenin e Shasit,për të bler truall në Shas dhe Mal të Brisë,mendoja se jan dashuruar pas Shasit dhe Malit të Brisë, mbas ato vendosën se a ka kuptim që të ndërtohet një fushe për të luajtur golf tek ne, kjo dukej një gjë tepër ekzotike për trojet tona.

Sot rezultati mbase nuk duhet të na befasoi. Gjatë 10 vjetëve të fundit ndërtimi i objekteve të ngjashme po shënon një bum në botë, kurse turizmi i golfit tanimë po tregohet si një nga destinacionet me prioritet. Kohët e fundit po shumohen dhe projektet për porte të jahteve, akua-parqe, dhe qendra sportive. Në Balkan tanimë janë afirmuar mbi 28 projekte për ndërtimin e fushave për golf. Ofertat më të shumta vijnë nga bashkitë e komunave me qenë se për fushën standarde me 18 vrima janë të nevojshme të paktën 50 hektarë tokë në varësi nga fakti sesa ambicioze janë planet për pajisjet ndihmuese dhe qyteza me vila, tereni i duhur mund të tejkaloi dhe 100 hektarë, kurse vetëm pronat bashkiake janë kaq të mëdha. Ky është dhe një investim i shtrenjtë. Për shembull fusha e golfit që është me 18 vrimat standarde, kushton 2 milionë euro së bashku me pajisjet: fushë për tenis, pishinë, bazë për kuaj, shtëpiza dhe çdo gjë të domosdoshme për një pushim të këndshëm.

Ne mundena ti bem thirje përfaqësuesve të Asociacionit botëror të operatorëve turistikë të golfit IAGTO, të cilët do të vizitojnë fushat e reja të golfit të pa përgaditura nëpër bregdetin e Ulqinit .

Kështu që po presim që dikush ta marë ketë inciativ të fuqishme,që ti dërgojë operatorët turistikë dhe gazetarët nga e gjithë bota, të cilët do të vizitojnë qytetin e Ulqinit e në veçanti luginën e liqenit të Shasit dhe do të njihen me kushtet e shkëlqyera të fushave tona të golfit. Sepse gërshetimi i shesheve botërore nga klasa e lartë, dhuntitë natyrore me të cilat është e pasur Ulqini e sidomos Ana Malit,qendrat komerciale të cilat janë kudo, trashëgimia kulturore-historike, ushqimi ekologjikisht i pastër – e gjithë kjo do të kënaq kërkesat e larta të sportistëve nga gjithë bota. Shërbimi jonë po kështu do të jetë në një nivel të duhur dhe Ulqini do të kthehet në një nga golf destinacionet më tërheqëse të Evropës.

TENDERI I TERENIT TË GOLFIT NË  MALIN E BRISË 2010

http://video.holidaycheck.de/data/reisevideos/hc/27/27530.mp4

6