U brohorit nga tifozët “Kosovo Kosovo”, Jovanovic i përshëndet me “mitraloz”

September 26, 2011   | Bota

Ai mund të mos ketë bërë përshtypje shumë në Anfield, kur luante me Liverpool por sulmuesi serb Milan Jovanoviç mund të përballet me 5 vjet dënim në Belgjikë.

Lojtari i Anderlecht mund të dënohet me 5 vjet jashtë fushave të futbollit pas një gjesti të turpshëm që ka bërë në drejtim të tifozëve pas shënimit të një goli.

Në ndeshjen ndërmjet Club Brugge dhe Anderlecht, serbi sa herë që kishte në kontakt topin, brohoritej nga publiku me thirrjet Kosova.

Serbi arriti që të shënonte duke barazuar shifrat e ndeshjes në 1-1, menjëherë ai iu drejtua tifozëve, sikur po gjuante me mitraloz në drejtim të tyre.

Në videon më poshte ju mund të dëgjoni edhe përgjigjen (1 e 47 sek) që ka dhënë sulmuesi serb lidhur me ngjarjen, menjëherë pas ndeshjes.

“Unë i respektoj fansat e Club Brugge, por nëse ata me japin mesazhe shumë të këqija, veçanërisht mua gjatë gjithë ndeshjes,  unë nuk jam budalla, unë i kam dëgjuar. Ata duhet të jenë gati të pranojnë edhe reagimin tim”- shprehet ai.

Panorama
YouTube Preview Image