Alarm i rremë për bombë në Komun të Ulqinit – Video
Gjysmë ore para seancës solemne të Kuvendit Komunal të Ulqinit ku ishte parashikuar që të bëhet inagurimi i kryetarit të ri të komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu nga Forca e Re Demokratike – FORCA, policia është njoftuar për vendosjen e një bombe brenda ndërtesës së komunës.
Policia menjëherë evaukoi punëtoret e komunës dhe pas kontrollit u vertetua se alarmi ishte i rremë. Është hera e tretë që një gjë e tillë përsëritet në Ulqin.
Mësohet se thirrja për vendosjen e bombës së kurdisur është bërë nga jashtë Malit të Zi. Njësiti e Policisë, Njësiti për dominim dhe njësite të tjera menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të verifikuar vërtetësinë e lajmit.
Por, sipas policisë, alarmi ka qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes brenda ambienteve të Komunës së Ulqinit.
Seancën solemne e paralajmëruar për orën 11 u shty dhe pritet që Cungu betimin ta bëjë në ora 12 në Qendren për Kulturë.
Ulqini Online





