Digjet Mali i bardh,zjarri kërcënon ullishten e Valdanosit – Video

September 29, 2011   | Shtypi / Mediji

Zjarri që shpërtheu të mërkurën pasdite në Malin e Bardhë në Ulqin, në mëngjes e ditës së enjte vazhdoi të përhapet në drejtim të ullishtes së Valdanosit, njofton televizioni Vijesti.

Shtabi i Krizës së kryesuar nga kryetari i komunës Nazif Cungu tha se situata është kritike dhe kërkoi mbështetjen e institucioneve shtetërore përkatëse.

E merkure: Zjarr i madh ne Malin e bardhe

Në oret e drekes së ditës së mërkure në Ulqin shpertheu një zjarr i fuqishëm në zonën e Malit te bardhe.

Në oret e pasdrekes ne Ulqin ka qene e pamundur të ecet lirshëm nëpër qytet nga smogu i shkaktuar nga zjarri.

Në bisedë me punëtoret e zjarrëfiksave mësohet se situata akoma vazhdon të jetë shumë e rëndë dhe se zjarri është shumë vështirë që të shuhet pasi qasje e automjeteve të zjarrëfiksave deri te vendi është e pamundur. Në qytet akoma nuk vërehet intervenim për shuarje të zjarrit nga ajri.

Shtrirjen e zjarrit po e ndihmon edhe një erë që po fryen në orët e pasdrekës.

Ulqini Online

Video nga zjarri ne Mal të Bardhe
minuti 18″

YouTube Preview Image

1