Më 7 e 8 tetor konferencë mbi “Kulturën kranjane me veçoritë shestanase

October 1, 2011   | Kulturë / Kultura

Shoqata “Don Gjon Buzuku” nga Ulqini, ditën e enjte ka kumtuar se në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanalogjike nga Tirana, të përkrahur nga Komuna e Ulqinit, më 7 dhe 8 tetor në Ulqin organizojnë konferencën shkencore “Kultura kranjane me veçoritë shestanase në rrjedhat e shekujve”.

Njeri ndër nismëtarët e këtij aktiviteti shkencor, Dr. Simë Dobreci, deklaron për KosovaLive se është hera e parë që trajtohet kjo temë nga studiuesit shqiptarë nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Zara, por edhe një studiues, historian nga Cetina.

“Ata do të referojnë mbi të kaluarën dhe të tashmën e kranjanëve dhe shestanasve. Do të konfirmohet se kranjanët dhe shestanasit përherë kanë folur shqip, edhe ata janë shqiptarë. Do të vërtetohet po ashtu se ata janë popull autokton, pasardhës të ilirëve, të cilët përherë kanë jetuar në këto troje etnike dhe historike të shqiptarëve”,- thotë Dr. Sima.

Sipas programit të Konferencës, ndër të tjerë, Aleksandër Stipçeviq nga Arbanasi i Zarës, do të referojë mbi gjarprin si simbol i së mirës nga ilirët e vjetër deri te Arbneshët e Zarës, Drita Halimi nga Prishtina mbi dukuritë etnografike dhe identiteti kombëtar shqiptar i Krajës, ndërsa Afërdita Onuzi nga Tirana mbi dukuritë etnokulturore të veshjeve të Shestanit, Dr. Shaban Sinani nga Tirana në temën Junku i Krajës – një familje patronimike shqiptare prej 700 vjetesh, Prof.Dr. Hajrullah Koliqi nga Kraja “Penetrimi i Kishës Ortodokse serbe në Krajë” etj.

KOHA NET

YouTube Preview Image