Apel Univerzitetit Luigj Gurakuqi Shkodër

October 4, 2011   | Rajoni / Region

UNIVESITETIT LUIGJ GURAKUQI

Rektori Artan Harxhi

 

SHKODËR

 

 

I nderuar prof. Harxhi,

Duke iu dërguar përshëndetjet e mija të sinqerta, më lejoni të shpreh një shqetësim i cili është prezent këto ditë në rradhët e të rinjve nga Ulqini e që ka të bëjë me regjistrimin e tyre në Universitetin,, Luigj Gurakuqi,,

Dihet, që të rinjtë tanë përherë kanë hasur në përkrahjen e Universitetit tuaj e në bazë të kuotave të lejuara ata çdo herë janë regjistruar në departamentet ku kanë dëshiruar mirëpo, këtë vit për të parën herë ata duhet të konkurojnë barabartë si të gjithë studetët e tjerë.

Kjo gjë ka qenë e papritur për ta andaj  ne rradhët e tyre ekziston dozë droaje se do të mbesin pa u regjistruar.

Kërkojmë ndihmën tuaj me qellim të zgjidhjes së problemit. Ne i jemi drejtuar me shkresë dhe Ministrit të arësimit e jemi të bindur që përkrahja nuk do të mungojë.

Jam mëse i bindur që edhe këtë radhë ndihma juaj nuk do të të mungojë. Mbetemi në kontakt dhe ju shpreh konsideratat e mija të sinqerta.