G-Street lansojnë klipin e dytë “Jepi fuqi”
October 4, 2011 | Lajmet / Vijesti
G-Street lansojnë klipin e tyre të dytë me titull “Jepi fuqi”, që është rezultat i bashkëpunimit me Grand Master, një reper i ri nga Podujeva. Kënga ka për tematikë problemet e të rinjve në Kosovë, veçanërisht për fëmijët jetimë. Klipi është punuar nga FERmedia nga Ferizaji, teksti i këngës është shkruar nga Mcnia (G-Street), muzika nga sL beatz dhe orkestrimi nga Zar Studio.
Më poshtë mund ta shikoni klipin “G-Street”.
Telegrafi





