Moikom Zeqo i dhuroi 500 libra Bibliotekës së Ulqinit – Video

October 5, 2011   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur nga Tirana, Moikom Zeqo, ditën e martë Bibliotekës së Ulqinit, nga bibiloteka pesonale, i dhuroi 500 libra, duke kontribuar kështu në përmirësimin e fondit të librit shqip në këtë bibliotekë, njofton KosovaLive.

Më vjen shumë mirë që mund të flas për kontributin timë në sjelljen e librit shqip në trevat e Malit të Zi e sidomos në Ulqin dhe kurdo që më jepet rasti unë nuk lë pa përmendur këtë fakt. Dhurata më e madhe për shqiptarët e Ulqinit, sidomos në begatimin e jetës kulturore, duke pasur parasysh se libri ka qenë një zonë e ndaluar për shqiptarët e Malit të Zi.

Biblioteka e Ulqinit,ka marrë dhuratë ditën e martë  nga Moikom Zeqo 500 libra. Ndaj edhe s’mund të mos e falënderohet z. Moikom Zeqo, për këtë dhe njëherësh për iniciativën që ka bë për Bibliotekën e Ulqinit.Duke u nisur nga kjo, këtu në Ulqin nuk ka qenë e udhës që t’i ndahen shumëkujt mirënjohje, e duke vlerësuar këtë kontribut kaq të madh të z. Moikom Zeqo.
Komuna e Ulqinit dhe Biblioteka e Ulqinit i dha  mirënjohje z. Moikom Zeqo duke u faliminderuar.
Moikom Zeqo ka dhënë kontributin e madh që libri shqip të prekë Ulqinin, atë libër që për ne dikur ka qenë ëndërr.
Disa të panishmëm I urojn z.Moikom Zeqo të jenë për shumë vite të tjera në jetën shqiptare të Ulqinit dhe të botojnë sa më tepër libra. Unë jam në dijeni të aktivitetit të tijë, e di mirë që numri i librave që ajë boton është i madh, por unë i uroj të botojë edhe më shumë. Të mos ndalet dhe të vazhdojë të jetë përkrah shqiptarëve kudo ku ata jetojnë dhe të vazhdojë të mbajë këtë komunikim me ta.

Diçka për Moikom Zeqo

Moikom Zeqo ka lindur më 3 qershor 1949, në qytetin e Durrësit. Më 1971 është diplomuar në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë është diplomuar për histori dhe arkeologji si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C.. Ka punuar si redaktor letrar në gazetën “Drita” dhe arkeolog dhe specialist i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave. Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”. Është autori i 62 librave me poezi, prozë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë. Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet më të mëdha dhe të njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.
YouTube Preview Image