Shkreli: Marrëveshje e jo shantazh

October 6, 2011   | Politika

Deputeti i PDS Luigj Shkreli konsideron se përgjegjësia maksimale e parlamentit nënkupton aprovimin si dhe mosmiratimin e propozimit opozitar për ndryshimet kushtetutese.

Shkreli në dekleratën për Radion Antena M ka theksuar se orientimi i parlamentit , për dhe kontra propozimit të opozitës për ndryshimin e Kushtetutës është formë e përgjegjësi sepse konsideron se shantazhet nuk duhet të jenë ide udhëheqëse në punën e parlamentit. Konsideroj se nuk është afirmative të licitohet me të arriturat e Malit të Zi në vitin 2006 në referendum. Këto janë çështje identiteti dhe natyrisht edhe ato mund të ndryshohen por jo me shantazhe por përmes bisediemeve . Përndryshe Kuvendi i Malit të Zi do të debatojë me 11 të këtij muaji për propozimin opozitarë për ndryshimet kushtetutese. Presidenti Filip Vujanoviq ka deklaruar se pret që deputetët me përgjegjësi maksimale do ta shqyrtojnë propozimin e opozitës.

Të përkujtojmë se disa deputetë të koalicionit në pushtetë kanë paralajmëruar më parë se nuk do ti përkrahin ndryshimet kushtetutese të propozuara nga opozita . Opozita në të vrtetet kërkon që në mënyrë adekuate të zgjidhen çështjet e identitetit – gjuha, flamuri dhe himni.

TVCG
VIDEO TV VIJESTI – PRIZMA
[flv]http://a21.video2.blip.tv/12280009514466/Rtvvijesti-prizma280911407.flv[/flv]

2