Kuotat e pranimit në universitete Shqipëtare në lëvizje pozitive

October 7, 2011   | Rajoni / Region

Duke u përgjigjur kërkesave të shumëta të të rinjve tanë që kanë hasur në probleme lidhur me regjistrimin në fakultet e Shqipërisë, kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu arriti të inicoi kontakte e para dhe të duhura me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë.

Pasi që kuotat e caktuara për studentat nga Mali i Zi janë shfrytëyuar në tërësi, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë janë duke ndërmarr masa për sistemimin e studentëve të pa regjistruar në qendra tjera universitare në mënyrë që të krijohen kushte për plotësimin e të gjitha kërkesave që vinë nga studentët e Malit të Zi.

Poashtu, Kryetari Cungu i shprehi mirënjohjes Ministrisë për punën e bërë deri tani në regjistrimin e studentëve si dhe ceku rëndësinë e dhënijes së prioritetit për drejtimet që janë deficitare në Ulqin dhe Mal të Zi.

Pritet që deri në fund të javës së ardhshme të  kemi lëvizje pozitive në këtë drejtim.

Komuna e Ulqinit