Ulqini; Qyteti i piratëve
Lulia rrezatonte bukuri si kurre me pare. Ulqini qe caku i pelegrinazhit te saj patriotik.
Ulqini ka mbetur i harruar nga bashkekombesit mesdhetar e kontinental, nga politikane e biznesmene. Te huajt natyrisht do ta neperkembin apo do ta mjelin derisa tanet nuk brengosen, e parashtroi ne menyren e vet gjendjen ne kete cep te bregdetit me qytetin e famshem te pirateve.
Ruset kishin blere pjese te pasurise kombetare te ulqinakeve, – i kishin thene vendesit te shqetesuar me pranine e tyre.
E dinin ata, me tha Lulia se nga presioni rus dikur, Ulqini u shkepute nga trungu.

Ajo banoi ca dite te Tereza e Nikolla, ku Kreshniku i saj e shijoi rakine e manit dhe pastermat e gicit. Ne mbremje rrinin deri vone here ne tarracen e Adriatikut, here te keshtjella e Balshajve.
Asnjehere nuk i shkoi mendja qe piratet e Ulqinit ishin njerezit me nam. Qe nga koha e mbretereshes Teute ata mbizoteronin Adriatikun, dhe i nxoren probleme romakeve, i kishte treguar I dashuri Kreshniku. Lulia duke e degjuar rrefimin e tij gjumendjelles per piratet te cilet e paskan rrembyer edhe Servantesin e famshem, autorin e Don Kishotit, u leshua ne krihet e fantazise. Ku ta kene fshehur valle? Ne gjirin e Valdanozit, ne gjirin pas keshjelles se vjeter? Imagjinonte sikur e rrembenin piratet. Bridhnin me te ne anije gjithandej neper detin Adriatik. Athua do te luftonte Kreshniku i saj per ta cliruar? Kridhej ne fantazi, syte i shkelqenin ne erresiren e molit, ndersa ne largesi shiheshin dritat e anijes qe lundronte linjes se rregullt.
Por pasardhesit e pirateve u zbuten. Shihnin punet e veta ne det e ne toke. Vetem Keshtjella e Ballshajve dhe rrenojat e vjetra te mureve antike deshmonin per nje histori te lavdishme me nje fund jo shume fatlume. Ulqinin me Plave e Gusi, me Tuz e Malesi I harruam si Kosoven lindore, me te vetmin dallim se ne bregdetin Adriatik veres thekemi ne diell, pime raki te forte mani a rrushi. Fiku te hkrihet ne goje, me drejtohej Lulia sikur une te vendosja do ta mbajme ne agjenden e interesimit kete hapesire shqiptare apo do t’ua leme fqinjeve te bejne c’te duan. Njembedhjete muaj nuk e kujtojme, e harrojme, e leme prapa shpines e mendjes si te mos ishte, akuzonte ajo bashkekombesit.
Pastaj me tregoi gjendjen e tashme te qytetit te dashur. Sipas saj Ulqini nuk kishte ndryshuar, mbeti ai i vjetri, me te njejtat rruge, me pak arnime, me po ato objekte hoteliere, e shtepite e vjetra te lyera rishtas dhe po me te njejtit njerez qe te presin ne mengjes e ne dreke para stacionit te autobuseve per te ofruar apartament.

Ata jetojne me ne, ndersa ne se si sillemi me ta, cuditshem, – hidhte romuze Lulia me harresen e fudullekun tone. Para se te me tregonte per perjetimet e reja, iu kthye femijerise, si di vetem ajo, me sentimentalizem e dendesi emocionesh qe vetem shpirti i bute femeror i nxjerre ne siperfaqe. Mbante ne mend kur u kredh ne uje per here te pare se si u zhgenjye. Kete zhgenjim e shprehu me grimasa buzesh te shpervjelura. Por pas disa ditesh nuk do ta derronte me asgje ne bote. Asaj i qe mbush mendja qe det kane vetem ulqinaket. Prandaj, duhej te ishin njerezit me te lumtur ne bote. Te gjithe u shkonin mysafire, te gjithe ua kishin lakmi, te gjithe i lajkatonin per nje dhome me pese- jashte shtreter, per nje korridor ku duhej te sistemoheshin si thaset e patateve afer njerit-tjetrit. Atebote me veshtiresi gjeje nje dhome per gjithe familjen. Dyndeshin ne Ulqin, i madh e I vogel, te pasur e te varfer. Kryesisht shqiptaret e territoreve etnike dhe boshnjaket. Nderkaq, shtepi nuk kishte sa kishte pushues. Apartamentet e hotelet ishin luks, ne to sistemoheshin vetem gjermanet e austriaket. Ato vjet te femijerise, besa edhe te rinise se hershme nuk do t’i harronte kurre, sa t’i binte dielli tokes, me betohej Lulia.

Ajo e fajesonte veten qe dalengadale filluan t’i zbeheshin pamjet panoramike te Ulqinit dikur qytetin me te dashur ne gjithe Adriatikun. I kujtohej tollovia ne Plazhin e vogel. Mbante ne mend si ngjisheshin te rinjte ne shkembit e keshtjelles se Balshajve, nga hidheshin ne detin e shkumezuar me vertik si plumbi i pushkes. Lulia dhe gocat e tjera shihnin me lakmi cunat qe krekoseshin para tyre. Qeshte kur i perftonte pamja e trupave te lakuriqur ne reren e lagur nga batica, zhurma e gjithe atyre pushuesve qe s’perfillnin pranine e tjetrit dhe therrisnin ne kupe te qiellit kur u humbnin nga syte femijet apo vajzat adoleshente te cilat iknin nga prinderit e zymte per te takuar bashkemoshatare. Ajo me rrefente me sentimentalizem:
Plazhi i madh ishte me i hapur, me i gjere dhe te kenaqej syri me pamjen qe shtrihej para teje. Frynte pasdite nje ere qe te hidhte shpesh rere ne sy, por me kete u mesuam. – Te tille e kishte ne kujtese. Kur nuk e zinte gjumi, e mendonte shushurimen e valeve ne mbremje, freskun qe e kenaqte, dhe ashtu duke imagjinuar e zinte gjumi.
Dhe qe te mos i mbetej borxh Ulqinit, e me shume qe te mos i mbetej borxh vetes, me tregoi se si nje mengjes te fresket, ende pa u zbardhur ne horizont ajo tashme ishte me te dashurin e vet Kreshnikun dhe me Opel vectren ngjyre blu, ne rrugen e kombit. Nuk i ra linjes se vjeter Peje- Kulle- Rozhaje neper te cilen kishin udhetuar shpesh. Mori ne veri nga Shkodra, kaloi Muriqanin dhe pak pas mesdites ishte ne qytetin e dashur. Natyrisht Lulia donte te me tregonte edhe gjithe rrugen qe beri dhe qe e entuziazmoi, por nga frika se do ta humbisja durimin i ra me shkurt.
Nje here me rrahu forte zemra , kur e ndjeva nga kodrat e Ulqinit eren e detit, – ma tregoi takimin pas kaq vjetesh me detin Adriatik, apo detin e Ulqinit sikur i thoshte dikur. Lulia si te gjitha vajzat e reja, fjalet e para te embla i kishte degjuar skaj detit, mbremjeve te fresketa, nen tingujt e muzikes romantike. Edhe puthjen e pare ne buze aty e mori dhe nuk e shqiti nga kujtesa per jete e mot.
Natyrisht kete nuk do t’ia tregonte te dashurit, sepse ajo dashuri ashtu si ishte ashtu kaloi- lehte e shpejt si fresku i mbremjes. etin gjithnje e mendonte te qete, te lare nga dielli dhe mbremjet e cmendura nen tingujt e muzikes.
Deti nuk kishte ndryshuar: blu, i paane, I thelle, i njelmet dhe qetesues si me pare, me tha. -Plazhi I vogel gelonte nga mizeri pushuesish qe s’mund te leviznin nga njeritjetri. – Korzoja e famshme e Ulqinit te vjeter ngjitur me Plazhin e vogel, ishte po ajo me te njejtin beton per anash, te ciflosur e te vjeter. Asnje tulle apo mur nuk ishte vene rishtas. Zemra i rrihte nga ky kthim ne te kaluaren. Edhe muzika me pak ndryshime ajo ishte.
Mbante ne mend se si i ngjiteshin djemte si bletet kokrrave te rrushit. Por ajo dinte t’u shmangej, nuk ua kishte besen, nuk I besonte as vetes, gjaku i vlonte, ndersa klima e detit e shqetesonte edhe me. Druante se po mori zjarr as uji i gjirit te Valdanozit s’do ta ftohnin, prandaj kur I nxehej kurmi nga provokimet e ndonje capkeni, atehere ikte ne apartamentin te prinderit si ta ndiqte dikush. Fergellonte, kur e kujtonte Ulqinin…
Tollovia ne trafik per ne Plazhin e madh ishte ashtu si e la para shume vjetesh. Kalimera-mocali I famshem me eren qe te zinte hundet perhapej neteve me vapullim. Diten te sfiliste dielli, ndersa era e qofteve te Prizrenit e mishit ne hell nga Peja te ngacmonte nepsin. Ne gjithe kete rrugice restorantesh te improvizuara nuk pa asnje ulqinak te pergatiste ushqime apo ndonje specialitet vendes. Dhe ajo qe i ra ne sy edhe kesaj here, ulqinake gati nuk pa ne rruge, neper plazhe nuk dilnin fare. Ato i gezoheshin detit ne maj dhe ne shtator kur iknin turistet. Lekura e tyre te lebyrte syte si bora e Rugoves ne fillim marsi, megjithese ishte fundi i gushtit.
Ulqinaket ishin ata te perhershmit, te bute dhe mike prites. Por ata kishin halle: te rinjte merrnin boten ne sy, te tjeret shkriheshin pahetueshem ne popullaten shumice, te vjetrit ruanin vatrat qe nuk perteriteshin nga niperit.

Pasardhesit e pirateve mund t’i takoje marinare ne flotat bregdetare pergjate Adriatikut, por i kishin thene Lulise me shume i gjeje ne Amerike e ne Kosove. Vjeshta dhe dimri ne Ulqin nuk durohen, I tha nje vendese, bie shi me gjyma naten e diten. Natyrisht vendesit nuk lane pa ia permendur edhe rruget e trotuaret. Parate rridhnin lum nga turizmi, por se nga fironin: nga pushteti lokal apo pushteti qendror, nuk e merrnin vesh. Ne qytet nuk investohej, i thane ata me deshperim. Natyrisht Lulia e ndjeshme vuante me vendesit qe i donte aq shume, por me tha se s’kishte si t’i ndihmonte.
Ne gazmendin e pushimeve te veres, ata filluan ta zymtesojne me ankesat e perhershme, te arsyeshme, vleresonte Lulia me kandarin e saj te drejtesise. Ulqinaket dhe gjithe shqiptaret ne Mal te Zi i kemi harruar si bashkekombesit e tjere jashte kufijve shteteror. I kujtojme ne ndonje pervjetor te Lidhjes se Prizrenit, ne ndonje broshure patriotike, ose nje here ne vit kur e prezantojne pakon turistike ne Prishtine. Tirana ndjek shembullin e Prishtines. Askush nuk merret me problemet e tyre; te gjithe perfitojne nga ta, kur u duhen, kurse nuk duan te humbasin as kohen dhe as kredite politike para faktorit nderkombetar per t’u ndihmuar sado pak, mu drejtua Lulia qe serish ishte ne elementin e saj te brenges patriotike.
Kjo eshte pasqyra, me tha, te pelqeu apo nuk te pelqeu. Natyrisht Ulqinin nuk duhet ta harrojme, as ta braktisim, por nuk na falet nese nuk e ndihmojme, me gjithe egoizmin tone te skajshem.
Koha Javore






