Nazif Cungu priti sot përfaqsuesit e Studio Technico Navale ‘’Telesca’’ nga Italia

October 10, 2011   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu me bashkëpunëtorë ka pranuar sot në një takim pune përfaqësuesit e studios për konsulencë Studio Technico Navale ‘’Telesca’’ nga Italia z. Dino Teleska dhe z.nj Veronika Benedeteli. Musafirët nga Italia i njoftuan të pranishmit që janë në fazën përgatitore të një projektit të cilin do ta adresojnë drejtë fondeve para-aderuese evropiane në rastin konkret fondin IPA Adriatik.

Projekti bazohet në masën 3.2. IPA Adriatic – lëvizshmëria e qendrueshme e sistemit, dhe ka për qëllim rimëkëmbjen e e lundrushmërisë të lumit Buna më qëllim të krijimit të rutës turistike Tivar-Ulqin-lumi Buna-Shkodër-Virpazar. Në projektin e përmendur si partner poashtu do të kyçen edhe Qarku i Shkodrës, Provinca e Ferrarës, Komuna e Tivarit, ministritë e transportit të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Italisë, Ministria e mjedisit e Shqipërisë si dhe Ministria për zhvillim të qendrueshëm e Malit të Zi.

Kryetari Cungu shprehu gatishmërinë e komunës të marr pjesë në këtë projekt si dhe propozoi që zona e përfshirjes e rutës turistike të marr parasysh edhe liqenin e Shasit në mënyrë që të krijohen kushte për valorizim të këtij lokaliteti.

KABINETI I KRYETARIT

4