Prezentimi kulturor i Malit te Zi ne Vjenë

October 10, 2011   | Reportazh / Reportaža

Si cdo here, incijativen kryesore per realizim e ketij prezentimi kulturor ne Vjene ishte bashkeatdhetari yne ne Austri Sejdin Dino Mehmeti dhe Shoqata bilaterale Austrijako-Malazeze

Mali i Zi, mysafir ne Vjene

Prezentimi kulturor i Malit te Zi ne Vjene permes  ansamblit vokal nga Kotorri „Bisernice Boke“ si dhe ansamblit te valleve nga Ulqini „Porta di danca“.

Në manifestimet  kulturore qe organizohen rregullisht ne Vjene nga Shoqata bilaterale „Austrijako-Malazeze“, edhe ksaj here  prej dates 15.09.- 18.09.2011  u prezentuan tradicionet  kulturore me kenge , valle dhe kuzhine nga regjionet tona, permes  ansamblit vokal nga Kotorri „Bisernice Boke“ si dhe ansamblit te valleve nga Ulqini „Porta di danca“.

U realizuan gjithesejt tre prezentime : ne ndertesen e Kombeve te Bashkuara (UNO-City Vienna), ne shkollen “Karl Schubert Schule” dhe ne festen vjetore “Rodauner Kirtag” te bashkis 23 te Vjenes.

Kulminacioni i ivenamenteve ishte natyrisht prezentimi qe u mbajt ne UNO- City Vienna, ku ne mesin e kësaj atmosfere të ngrohët ishin dhe mysafiret e larte nga ambasada e Malit te Zi, si dhe antaret e kryesive te shoqatave te ndryshme bilaterale. U organizua edhe nje koktej rasti nen perkujdesjen e drejtorit te UNIDO-s,  Dr. Ranko Vujacic .

E rendesishme ishte edhe koncerti benefit qe u mbajt ne shkollen per fëmijë me nevoja të veçanta. “Karl Shubert Schule”. Ne nje atmosfere emocionale, mysafiret i pershendeti drejtori i shkolles zoteri Horst Berg si dhe nenkryetari i shoqates bilaterale „Austrijako-Malazeze“ zotri Sejdin Dino Mehmeti. Në mesin e kësaj atmosfere të ngrohët, ishin të pranishëm edhe Kryetari i bashkis 23 te Vjenes zoteri Manfred Wurm si dhe perfaqesuesit e Ambasades.  Te ardhurat financiale nga ky koncert u dhuruan ne menye solemne shkolles se lartpermendur.

Është më rendësi të përmendet se edhe ksaj radhe si iniciator kryesor per realizimin dhe udheheqjen e  ketij projekti, ishte bashkatdhetari i yne ne Vjene zoteri Sejdin Dino Mehmeti, i cili  vite me radhe realizon takime te ndryshme kulturore, sportive, politike si dhe  bashkepunim e shkollave,  ndermjet Austris dhe Malit te Zi.

Ngel te shpresojme se ne festat e ardhshme te perseriten  kremtimet e  tille me shume perkushtim, pune dhe emocion te vecante.

Nga Vjena

Melisa Mehmeti