Probleme aktuale në arsimimin e shqiptarëve në Mal të Zi

October 12, 2011   | Opinione

Dr.Nail Draga

Në mozaikun e popujve në Mal të Zi, shqiptarët janë i vetmi popull që nuk iu takojnë bashkësisë etnike të popujve sllavë. Pikërisht kjo përbërje nacionale paraqet sfidën kryesore për shqiptarët për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar.

Duke iu falënderuar gjuhës dhe tipareve tjera dalluese shqiptarët në trojet e tyre etnike në Mal të Zi, përballuan situata të vështira duke filluar  nga shek.XIX e më pas. Por, në përpjekje të vazhdueshme për të mbijetuar shqiptarët kanë emigruar në botën e jashtme më shumë së pjesëtarët e popujve të tjerë në Mal të Zi, që flet qartë për statusin e tyre social dhe politik. Dhe nuk do të shkoj shumë kohë kur shqiptarë më tepër do të ketë jashtë Malit të Zi, se sa në viset e tyre etnike. Një e dhënë e tillë dëshmohet  më të dhënat statsitikore nga regjistrimi i fundit i popullsisë ku shqiptarë në Mal të Zi ka rreth 5% e popullsisë së përgjithshme.Dhe nga një gjendje e tillë numri i nxënësve shqiptar është vazhdimisht në rënie,  duke vuar në pyetje ekzistimin e metutjeshëm të disa shkollave.
Trajtimi i çështjeve nga fusha e arsmit të shqiptarët në Mal të Zi paraqet një çështje komplekse e cila ka të bëj ekskluzivisht me barazinë nacionale dhe qytetare të shqiptarëve në ketë mjedis. Ndonse arsimi në gjuhën shqipe  për shqiptarët këtu është zhvilluar për të parën herë gjatë Luftës së Dytë Botërore(1941-44), kur shqiptarët në Mal të Zi ishin në kuadër të Shqipërisë dhe u punua me plan-programe të shtetit shqiptar, pas Luftës kjo gjendje ndryshoj në disfavor të shqiptarëve. Ndonse pjesa më e madhe e shqiptarëve përseri u deklaruan se duan të mësojnë në gjuhën shqipe, pushteti me sejmenet e vet arriti që në disa mjedise shqiptarët të mësojnë  në gjuhën sllave. Ishte ky një veprim perfid  i pushteti drejt asimilimit paqësor, i cili pas ca viteve ia arriti qellimit.
Ndryshime pozitive ne ketë aspekt, shqiptarët  i përjetuan pas demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, kur këtu u lejuan të përdorëshin te gjitha tekstet shkollore të botuara në Prishtinë, e po ashtu edhe administrata shkollore filloj të shkruhet në gjuhën shqipe. Por, ky hov u nderpre në vitin 1981, kur me dekret u tërhoqen nga përdorimi tekstet e botuara në Prishtinë, me pretekst se ata janë te ngarkuara me nacionalizmin shqiptarë.Ishte ky një veprim i drejtuar nga qarqet e pushtetit, pas demonstratave të vitit 1981, kur shqiptarët në Kosovë, kërkonin barazi nacionale me moton për avancimin e Kosovës në statusin e Republikës.
Nga ky vit, pësuan rëndë plan-programet dhe tekstet shkollore, sepse ata u çveshen nga identiteti kombëtar shqiptarë, sepse nuk kishim tekste nga autorë shqiptarë, port ë përkthyera në shqip nga autorë sllav!! Ishte ky një veprim antishqiptarë i cili fillimisht filloj të aplikohej në Mal të Zi e në Maqedoni, për të vazhduar më pas në Kosovë.

Programe mësimore pa identitet kombëtar
Por, për çudi edhe pas vitit 1990, kur u miratu pluralizmi, organet arsimore në Mal të Zi, ne ketë aspekt hezituan edhe pse kërkesat e shqiptarëve permes subjkteve të ndryshme politike ishin të vazhdueshme, sepse gjendja ekzistuese ishte e pa pranueshme.  Ndonse me kalimin e kohës janë  bërë ndryshime kozmetike, çështje me kritike paraqesin  lëndet e identitetit kombëtarë.Në këtë aspekt përjashtim bën vetëm lënda gjuhë shqipe dhe letërsi, ndërsa për lëndet tjera  çdo gjë vazhdon më të vjetrën. Një veprim i tillë është apsurd, sepse ka kaluar koha e hegjemonizmit arsimor, dhe së çdo kush duhet të jetë i lire të mësojë dhe dijë për identitetin e tij nacional, si për historinë kombëtare, kulturën muzikore, kulturën figurative, traditën etj.

Qasje unitare për çështje të arsimit
Edhe pse dihet se në procesin arsimor në Mal të Zi, përveç në gjuhët sllave, mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, strukturat kompetente shtetërore këtë çështje vazhdimisht e kanë margjinalizuar. Një veprim i tillë bëhet me qellim sepse  ndaj arsimit   këtu  vazhdimisht  ka ekzistuar qasja unitare, duke mos marrë parasysh specifikat e shqiptarëve si populli i vetëm qe nuk ka përkatësi sllave.
Edhe pse në vitet e fundit është punuar në procesin e reformave edhe në fushën e arsimit, diçka të tillë shqiptarët, gjegjësisht shkollat me mësim në gjuhën shqipe nuk e kanë hetuar, sepse gjithnjë vazhdohet me praktikën dhe modelin e mëparshëm, nga koha e monizmit. Nuk është marrë aspak në konsideratë struktura multinacionale e Malit të Zi, pra një realitet i pakontestueshëm, e më këtë edhe modelet arsimore të shteteve multinacionale  evropiane. Pra kemi qasje joserioze për çështje shumë serioze, që është në kundërshtim me proceset demokratike dhe kundër barazisë nacionale dhe qytetare.
Pluralizmi pak ndryshon nga monizmi
Në fushën e arsimit shqiptarët me të drejt kanë pritur që në pluralizëm do të bëhën ndryshime pozitive duke marrë parasysh përvojën e hidhur nga koha e monizmit. Këtu kemi parasysh kohën pas ngjarjeve të marsit të vitit 1981 në Kosovë, kur në Mal të Zi u bë inaugurimi i fushatës shtetërore antishqiptare, ku u devalvuan edhe ata të drejta të cilat ishin arritur në fushën e arsimit në gjuhën shqipe. Por, është për të çuditur se edhe tash ne pluralizëm të gjithë jemi dëshmitarë se nuk ekziston gadishmëria e pushtetit për t’u ballafaquar me realitetin e kjo ka të bëjë enkas me arsimin në gjuhën shqipe.
Shqiptarët nuk kërkojnë  vetëm shkolla me mësim në gjuhën shqipe, por kërkojnë që nxënësit shqiptarë në këto shkolla të arsimohen dhe të edukohen me identitetin e tyre kombëtar. Një çështje e tillë paraqet faktorin elementar të barazisë nacionale e qytetare ne një mjedis multinacional, siç është Mali i Zi.
Kërkesat e shqiptarëve për barazi nacionale në fushën e arsimit nuk janë në dëm të askuj, ato janë të ligjshme dhe të pranueshme për shoqëritë demokratike. Madje  këto çështje janë të garantuara me kushtetutën aktuale dhe marrëveshjet e ligjet ndërkombëtare. Por, këtu ekziston paradoksi i llojit të vet sepse nuk repsektohet as kushtetuta të cilën e ka miratuar  kjo strukturë qeveritare.

Mungon dëshira për zgjidhjen e problemeve
Duke marrë parasysh gjendjen momentale nga miratimi i pluralizmit shqiptarët me të drejt  janë  te zhgënjyer, sepse nuk kanë mundur të besojnë se periudha posmoniste do të zgjasë kaq shumë pa ndryshime cilësore në favor edhe të shqiptarëve në këtë mjedis. Arsimi në gjuhën shqipe ishte dhe ka mbetur pika më e ndieshme për avancimin e barazisë nacionale dhe qytetare për shqiptarët në Mal të Zi.
Se këtu çdo gjë vazhdon me të vjetrën, dëshmon edhe e dhëna së në Këshillin Nacional të Arsimit që është subjekti më i lartë arsimor në nivel të shtetit nga 15 antarë nuk është i pranishëm asnjë shqiptarë. Atëher më të drejt bëhët pyetja kush do ti trajtojë çështjet që kanë të bëjnë me arsimin në gjuhën shqipe. Po ashtu ne hartimin e programeve mësimore dhe të teksteve shkollore nuk janë të përfshirë kuadrat shqiptare. Një veprim i tillë është dëshmi e margjinalizimit të kuadrave shqiptare, që dëshmon se  mungon  gadishmëri për ballafaqim me realitetin. Për të pasur një zgjidhje të pranueshme fillimisht duhet të ekzistojë dëshira e pushtetit për dialog. Por, për një veprim të tillë duhet të ekzistoj vullneti politik, e diçka e tillë mund të ndodh vetëm kur palët llogariten të barabarta, e jo me paragjykime sikurse është rasti me shqiptarët në Mal të Zi.

Duhet të konsultohet  Këshilli Nacional i Shqiptarëve
Para tre vitëve në Mal të Zi janë aktivizuar dhe kanë filluar punën e tyre Këshillat nacionale që janë përfaqësues të popujve të ndryshëm në Mal të Zi. Në kuadër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, ekziston Komisioni për arsim i cili ka kompetenca të plota për të trajtuar çështjet përkatëse. Ndonse, janë bërë kontaktet dhe takime me Ministrinë e Arsimit në Mal të Zi ku janë trajtuar çështjet nga nga fusha e arsimit në shkollat më mësim në gjuhën shqipe, deri më tash nuk ka ndonjë lëvizje pozitive. Mbetet që Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi të kontaktojë edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Tiranë, për të trajtuar çështjet përkatëse, sepse çështja e arsimit nuk është çështje e një subjekti apo grupi indvidësh, por është e të gjithëve dhe si e tillë edhe duhet trajtuar. Pra, këshilli Nacional i Shqiptarëve ka një rol më rëndësi por  duhet përpjekur për jetësimin praktik të çështjeve arsimore që janë kontestuese dhe të pa pranueshme për shqiptarët në Mal të Zi.
Dy mundësi për ndryshime pozitive
Duke marrë parasysh situatën momentale është iluzore të pritet ndonjë ndryshim cilësor që do të ishte në favor të shqiptarëve dhe shkollave me mësim në gjuhën shqipe. Andaj që kjo gjendje të ndryshojë në mënyrë pozitive mendoj se ekzistojnë dy mundësi:
E para do të ishte e udhës që për lëndët e identitetit nacional të  huazohen programet mësimore nga Kosova e poashtu edhe tekstet shkollore, sepse si të tilla janë të gatshme dhe nuk humbet as kohë e as energji e mjete materiale. Ndërsa si variant i dytë mund te jetë përgatitja e  programeve mësimore të veçanta për lëndet e identitetit nacional  sikurse është hartuar për lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi, nga kuadrat shqiptare. Vetëm në këtë mënyrë  te veprimit do të eliminohej praktika e deritashme e cila është e papranueshme për shqiptarët.

KOHA JAVORE