07.10.2011: Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka pritur pëfaqësuesit e VODACOM – it

October 13, 2011   | Shoqëria / Društvo

Kyetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtoët e tij ka pritur sot përfaqësuesit e VODACOM – it që është shoqëri e përbashkët shërbimesh dhe koordinuese për furnizimin me ujë dhe transportimin e ujërave të zeza për bregdetin e Malit të Zi. Në takim është biseduar për një prej problemeve kyçe të komunës, e që janë ujërat e zeza e posaçërisht problemi i Porto Milenës.

Bisedimet janë zhvilluar me qëllim të hyrjes sa më të shpejtë të Komunës së Ulqinit në këtë shoqëri me qëllim të fillimit të punimit të dokumntacionit projektues dhe hyrjes në investimin e ndërtimit të fabikës për pastrimin e ujërave të zeza që do ta përkrahte banka KFW.

Hapat e ardhshëm të cilët në këtë takim janë përfunduar janë që Komuna e Ulqinit do ta përshpejtojë procedurën për të hyrë në VODACOM dhe se do ta hartojë listën e masave të cilat janë të nevojshme për investime. Gjithashtu do të organizohet një mbledhje e përbashkët e ministrisë, Komunës së Ulqinit dhe Vodacom – it me qëllim të planifikimit sa më të shpejtë të masave dhe që sa më shpejt do të sigurohet punimi i Planit të nevojshëm Hapësinor e  Urbanistik.

Në mbledhje ka marrë pjesë Kryetari Nazif Cungu me bashkëpunëtorët e tij, ndërsa në anën tjetër drejtori ekzekutiv e Vodacom – it Boris Vukoviq me bashkëpunëtorët e tij.

Komuna e Ulqinit