Telegram urimi e kryetarit te Komune se Ulqinit Nazif Cungu,kryeministrit te Malit te Zi,Igor Llukshiq

October 13, 2011   | Shtypi / Mediji

Qeveria e malit te zi
Kryetar I qeverise, Dr. Igor Lukshiq

Ulqin, 13.10.2011

 

I nderuar kryeministër,

Komisioni evropian në raportin mbi progresin e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE, ka përcaktuar fillimin e bisedimeve me Malin e Zi për pranimin në Bashkimin Evropian,

Me këtë, Mali i Zi edhe një herë konfirmon perspektivën e tij evropiane, gjë që na jep kënaqësi të veçantë.

Me këtë akt hapim perspektiva dhe sfida të reja, e ato janë përmbushja e disa kushteve për të filluar negociatat si dhe vet negociatat për të gjithë kapitujt, gjë që do të jetë një përpjekje shtesë e Qeverisë së Malit të Zi dhe të gjitha qeverisjeve lokale.

Komuna e Ulqinit, e cila në të gjitha sondazhet e qytetarëve është një nga përkrahësit më të madh të qasjes drejt Bashkimit Evropian, do të japin kontributin dhe të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit, dhe përmbushjen e të gjitha kapitujve të negociatave.

Me këtë rast, sinqerisht  Ju uroj në këtë arritje të rëndësishme të qeverisë të cilën Ju e udhëhiqni. Jam i bindur se do të punojmë së bashku për të arritur objektivin tonë të përbashkët prioritarë, pra integrimin në BE dhe NATO.

Me respekt,
Nazif Cungu.

Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality Of  Ulqin Bul. Skenderbeubb.
  Tel.: +382 30 412050 Fax.: +382 30 412413e-mail: nazifcungu@gmail.com