Sot u mbajt akcioni i madh i pastrimit për Ulqin “Qytet i pastër”

October 15, 2011   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Sot në Ulqin është mbajtur akcioni i madh i pastrimit të qytetit i organizuar nga Komuna e Ulqinit në partneritet me Ndërmarrjen komunale dhe Ulqin Biznes Asociacioni. Aksioni ka filluar në orën 9 dhe zgjati deri në orën 18.00 të darkës. Aksionit janë përgjegjur një numër i madh i subjekteve, nxënësit dhe profesorët e të gjithë shollave fillore dhe të mesme, plazhistët, agencionet turistike, hotelet dhe restoranet, filiala policore e Ulqinit, ndërmarrja publike për mexhanimin e të mirave detare, shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit, shoqatat joqeveritare, policia komunale, pompat e benzinit si dhe një numër i madh i qytetarëve. Sipas vlerësimeve në aksion kanë marrë pjesë rreth 1500 qytetarë.

Në aksion morrën pjesë përfaqësuesja e Ministrisë për zhvillim të qendrueshëm dhe turizëm z.nja Ana Paviçeviq, përfaqësuesit e misionit të OSBE-së me zëvendësin e shefit të misionit z. Valdemar Figaj si dhe përfaqësuesi i Rochfeller Brothers Fund për Mal të Zi z. Haki Abazi.

Gjatë aksionit janë pastruar një numër i madh i deponive ilegale në tërë territorin e Komunës së Ulqinit. Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu theksoi që me këtë aksion, i cili arriti të animojë një numër të madh të qytetarëve, subjekteve afariste dhe institucioneve, shënohet fillimi i përgatitjeve për sezonin turistik verorë 2011 dhe në të ardhmen shërbimi i inspeksionit komunal do të kujdeset për mirëmbajtjen e zonave të pastruara.  Për Ulqinin si qytet turistik parakushti themellor për një sezon të sukseshëm është pastërtia dhe regulli komunal, me këtë aksion merren masa për kthimin e epitetit të Ulqinit si një qytet i cili kujdes për vetëvehte dhe i pret musafirët në një ambijent të pastër.

Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality Of  Ulqin Bul. Skenderbeubb.
  Tel.: +382 30 412050 Fax.: +382 30 412413e-mail: nazifcungu@gmail.com

 

 

5