Fondacioni “Dom Simon Filipaj” organizoi mbrëmjen vjetore në Nju Jork

October 18, 2011   | Ngjarjet - Events

Të Dielën, me 16 Tetor 2011, Fondacioni “Dom Simon Filipaj” organizoi mbrëmjen  vjetore të rradhës në Bronx (New York) me qëllimin kryesor të mbledhjeve të fondeve materiale me dedikim për vendlindje.

Në këtë mbrëmje morën pjesë një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në New York me rrethe, me ç’rast  u mblodhën 17,500.00 dollarë për nevojat e veprimtarisë së këtij fondacioni  të cilat, ashtu si edhe në të kaluarën, do të shpërndahen për nevojat humanitare të vendlindje.

Fondacioni “Dom Simon Filipaj” kryesisht grubullon rreth vehtes bashkatdhetarë me prejardhje nga Komuna e Ulqinit dhe që nga themelimi i vet  në vitin 2005,  janë mbledhur  me qindra mija dollarë, të cilat janë shpërndarë, në rend të parë, për familjet e rrezikuara shqiptare në Komunën e Ulqinit por edhe për ndihma  të tjera humanitare në vendlindje dhe në atdhe.

Xh. Zeneli, New York