Nazif Cungu: Borxhi i komunës së Ulqinit është rreth 20 milion euro

October 18, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Në mledhjen e djeshme të parlamentit lokal të Ulqinit, gjatë prezantimit të nënkryetarëve të ardhshëm të komunës, kryetari i komunës Nazif Cungu deklaroi se komuna e Ulqinit ka një borxh që sillet prej 13 deri 20 milion euro.  Ai gjithashtu shtoi se faturat arrijnë për çdo ditë.

Kryetari Cungu u kundërpërgjigj në këtë mënyrë thirrjes së këshilltarit të PDS-së Luigj Shkreli për thirrjen e një takimi me të gjitha partitë politike në parlamentin lokal të Ulqinit nga ana e kryetarit të komunës. Këshilltarët e opozitës dje e lëshuan mbledhjen me arsyetimin se vendimet e kuvendit nuk janë të ligjshme dhe janë shkelur procedurat ligjore gjatë shkarkimeve dhe emërimeve . Këshilltarët e opozitës nuk ishin të kenaqur edhe me numrin e vendeve të fitura në trupat drejtues të kuvendit.

Gjatë mbledhjes së djeshme u zgjodhën dy nënkryetarët e komunës së Ulqinit, z. Xhaudet Cakuli nga radhët e Forcës dhe Selim Resulbegoviqi nga PSD-ja. Si kryeadministrator i komunës së Ulqinit u zgjodh Jakup Murati po nga radhët e Forcës.

Ulqini Online

3