The Kayla & Jenna Kurmemaj Children Foundation,ndihmon fëmijët me pengesa në Ulqin

October 21, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim sot fitoi një furgon për transportin e fëmijëve.

Furgonin, komunës së Ulqinit ia dhuroj Ahmet Kurmemaj nëpërmes fondacionit të fëmijëve “The Kayla & Jenna Kurmemaj” dhe është i dedikuar kësaj qendrës ditore.

Ahmet Kurmemaj i cili është me origjine nga Tivari dhe gruaja e tij Edina janë themeluesit e fondacionit bamirës “The Kayla & Jenna Kurmemaj” nga New Yorku dhe ndihmon kryesisht fëmijët dhe të rinjtë me pengesa në zhvillim.

Dhënies së këtij donacioni morri pjesë edhe vet zotëri Kurmemaj i cili i dorëzoi çelësat e furgonit Kryetarit të komunës së Ulqinit zotëri Nazif Cungut.

Cungu u falënderoi zotëri Kurmemajit në këtë donacion kaq me vlerë dhe vlerësoi lartë kujdesin e diasporës në aktivitete bamirëse e sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët me pengesa në zhvillim.

Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality Of  Ulqin Bul. Skenderbeubb.
  Tel.: +382 30 412050 Fax.: +382 30 412413e-mail: nazifcungu@gmail.com

YouTube Preview Image

1