Albani dhe Miriami për herë të parë rivalë

October 22, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ditët e fundit qarkulloi nëpër shtypin rozë se Alban Skënderaj, këngëtari më i suksesshëm shqiptar, aktualisht do të shpërngulej për pak kohë në Shqipëri, ku është e vendosur edhe e fejuara e tij Miriam Cami, si anëtare jurie në spektaklin “The voice”.
Mëse e kuptueshme në fakt kjo, për një çift të ri që mbështet njëri-tjetrin në çdo projekt personal. Por zbulimi i jurisë së X Factor Albania na tregon se Albani është pjesë e tij.
Çka do të thotë se edhe ai ndodhet me një mision personal në Tiranë. Ajo që përbën sigurisht kuriozitet është pikërisht “ndarja” e çiftit jo vetëm në dy spektakle e ekrane të ndryshme, por pikërisht në dy talent/shoë konkurrentë të njëri-tjetrit.
Çifti Vip është një nga më të spikaturit e shoë-bizzit shqiptar dhe prej disa vitesh po jetojnë një dashuri mjaft të bukur. Krahas kësaj edhe karriera e tyre muzikore ka vijuar suksesshëm, ndërsa për herë të parë tashmë jo vetëm që nuk do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, por madje do të rivalizojnë sho-shoqin. Se cili prej tyre do të jetë më i fortë në këtë rol të ri, mbetet për t’u parë. ..

MAPO

YouTube Preview Image