Hajdinaga nënshkroi shkarkimin dhe ulje rroge për të punësuarit në administratën lokale

October 22, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Komuna e Ulqinit në muajt e ardhshëm do të duhet të reduktojë ndjeshëm numrin e të punësuarve dhe të ardhurat e tyre. Uljen e pagave dhe pushime nga puna do të realizohet në bazë të kontratës të cilën në fund të mandatit e ka nënshkruar ish kryetari i komunës Gëzim Hajdinaga në koordinim me Ministrinë e Financave.

Këtë informacion e dha kohë më parë kryetari i ri i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, i cili tha se u informua për këtë nga sekretari për financa.

– Unë kam një detyrim për të informuar këshilltarët dhe qytetarët, sidomos punonjësit e komunës së Ulqinit se ish-kryetari  Hajdinaga me Ministrinë e Financave nënshkruan një marrëveshje sipas të cilës duhet të shkarkohen  nga puna një numër të madh i punonjësve dhe pagat duhet të reduktohet me 25 për qind – tha Cungu.

Ai shtoi se atë dokument akoma nuk e ka parë pasi ai  ishte dërguar në fund të shtatorit, një ose dy ditë para dorëzimit gjegjësisht pranimit të detyrave.

Ulqini-Online

3