Promovohet revista DIJA

October 22, 2011   | Kulturë / Kultura

Numri më i ri i revistës letrare DIJA që sapo ka dalë nga shtypi përurohet sonte në ore 18, në biblotekën e Ulqinit. Organizuar nga Qendra për kultur dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Malin e Zi. E udhëhequr nga një përbërje e re e Redaksisë shumica e të cilëve janë me tituj të lartë shkencëorë.

Ky numer përmban materiale të llojllojshme nga letersia shqipe dhe malazeze. Kryeredaktori i sajë Gjekë Gjonaj thot se emerat e autorëve të njohur shqiptarë nga Mali i Zi , Kosova, Shqipëria, Maqedonia Arbëreshë të Italisë dhe diaspora shqiptare, temat , idetë, preokupimet që qarkullojnë në këtë numer janë vlera të qendrueshme artistik sepse ato janë edhe burim dije për brezin e ri dhe frytëzim për autorët e rinj.

Gjonaj ,shprehet se nuk është e lehtë të botohet revistë letërare në kohën kur mungojnë mjetet financiare, kur shkruhet shumë e lexohet pakë , por pohon se redaksia e revistës DIJA përveç punës dhe përkushtimit i ka dhënë vetës detyrë që të vazhdojë këtë punë sepse lexuesit e kërkojnë këtë .

TVCG

YouTube Preview Image