Komuna e Ulqinit harton programin për tejkalimin e krizës së rëndë financiare

October 23, 2011   | Reportazh / Reportaža

Kryetari i ri i komunës së Ulqinit thotë se është duke u punuar në një program të veçantë për të dalë nga situata katastrofike financiare.
“Ne presim ndihmë dhe përkrahje nga qeveria malazeze për të kapërcyer këtë situatë, sepse edhe ajo është përgjegjëse për atë çka  është bërë në vitet e mëparshme në Ulqin”, thotë Cungu.

Javën e kaluar Ulqinin e ka vizituar zëvendës kryeministri Vujica Lazoviq i cili qeverisjes së re vendore dhe sipërmarrësve në Ulqin i’u ka shprehur gadishmërinë për partneritet, shkruan në numrin e fundit revista javore Monitor.

Nënkryetari i komunës së Ulqinit Selim Resulbegoviq ka arritur tashmë një marrëveshje me ministrin e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Predrag Sekuliq dhe së shpejti do të jepet pëlqimi në disa dhjetra  planeve detaje urbanistike , të cilët deri tani ishin mbyllur në sirtarët komunale.
“Unë besoj se ne do ta përfundojmë gjithë procedurën deri në fund të vitit, “thotë ai.
Nëse përshpejtohet procedura për ndërtimin e disa hoteleve të shkatërruar, kjo mund të shënojë një fillim të ri për turizmin në Ulqin dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunës.

Para qeverisë së re në Ulqin është një detyrë shumë e vështirë: ata duhet të lundrojnë me një anije të shpuar nga të gjitha anët në një kohë  me  stuhi të madhe  për ta sjellur në një port të qetë.  Kapidanet e njohur ulqinak dikur kanë pasur sukses. A do të kenë edhe këto të sodit?

Ulqini-Online