Gjyste Vulaj shfaqet si djall, tundohet Sinani – Video

October 29, 2011   | Lajmet / Vijesti

Prishtinë, 29 tetor – Pas publikimit të fotove të nxehta të Rozana Radit me Sinan Hoxhën, numrin e kaluar të “Panorama Plus”, ja ku na shfaqet ky i fundit në një ngjarje të organizuar nga “Zhurma Show”, ku morën pjesë shumë këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ndërkohë që u ndanë edhe disa çmime.

Gjatë mbrëmjes të gjithë të pranishmit ishin kujdesur për të pasur një pamje sa më të bukur meqenëse për ta ishte rezervuar edhe një tapet i kuq, duke i trajtuar ata si yje të vërtetë. Si gjithmonë, këngëtarja shqiptare nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj na befasoi edhe kësaj here me pamjen e saj, me një fizik i cili çdo vit bëhet dhe më i bukur.

Gjystja nuk kishte kursyer asgjë për t’i dhënë kënaqësi fansave të saj. Një dekolte e bollshme që nxirrte fare mirë në pah gjoksin e saj e ku vendin e një bluze e kishin zënë një palë sytjena të kuqe, e bënin pamjen e këngëtares shumë seksi.

Por, nuk është mjaftuar me kaq Gjystja, frizura që ajo e kishte bërë ka qenë në harmoni me dëshirën e saj djallëzore për të provokuar sa më shumë me pamjen e për të rënë në sy. Në vend të një krehjeje elegante që përdoret zakonisht në net të tilla gala, Gjystja kishte sajuar dy brirë, duke u shndërruar në një djall të bukur. Dhe kush i afrohet për ta shijuar edhe më nga afër pamjen e saj? Sinan Hoxha, këngëtari i muzikës popullore i cili ka dhënë jo pak shfaqje në Ulqin, aty ku Gjystja këndon sistematikisht. Ka qenë ky një moment i mirë për tu kapur nga aparatet e fotografëve dhe, natyrisht, për t’u komentuar më pas nga Panorama plus.

KOHA NET
YouTube Preview Image