Gresa Behluli e kënaqur me çmimin “Zico TV”

October 29, 2011   | Lajmet / Vijesti

Foto: Avni Selmani

Këngëtarja Gresa Behluli po rezulton me mjaftë sukses në projektet e saj muzikore. Ajo së fundi ishte nominuar me videoklipin “Faqe e Re” në “Zhurma Shoë Awards 2011” që u mbajt disa ditë më parë. Gresa ndjehet e kënaqur me këtë çmim, ndonëse kjo është vetëm një hap më i madh për të ecur përpara.

“Jam ndierë shumë e vlerësuar që arrita të marrë një çmim nga një televizion që tanimë e ka krijuar imazhin e vet, e këtë imazh mendoj që po e forcon edhe më shumë me evenimentin ‘Zhurma Show Awards’. Është i vetmi eveniment që i shpërblen të gjitha llojet e muzikës.

Në mesin e shumë emrave që ishin atë natë më vjen mirë që ai çmim më takoj mua”, ka thënë ajo për “Zëri”. Gresa tani është e angazhuar edhe me projekte të reja me të cilat thotë se do të prezantohet në programet e vitit të ri.

ZËRI
YouTube Preview Image