NLB Inter finanz i dështon shitja e hotelit Otrant

October 29, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Hoteli Otrant nuk ishte shitur në një ankand jo-gjyqësor  i cili u organizua në hotelin Albatros nga banka zvicerane  NLB  për shkak të të moskthimit  të kredisë në shumën prej 9.4 milion euro nga blerësi paraprak. Shitja dështoi  për shkak se nuk ka pasur blerës të interesuar.
Në ankandin e ri  çmimi mund të jetë më i ulët, ndoshta për  50 për qind, krahasuar me 21.1 milion euro sa ka qenë deri tani.

Nëse edhe në atë ankand nuk do të ketë të interesuar atherë shitja mund të bëhet pa kufizime.

Të vetëdijshëm se blerësit potencial nuk do të kenë asnjë detyrim për të mbështetur programet sociale për punëtoret e hotelit, kryetari i sindikatës së punëtoreve të hotelit Otrant Muzafer Suleviq tha se punëtorët nuk do të largohet nga hoteli pa marrë parasysh se kush do të jetë pronari i ri.

“Kjo është një kurdisje klasike për të shitur hotelin me çmim sa më të ulët. Unë besoj se blerësi tashmë dihet por që duhet të presim që të kalojnë dy ose tre tendera, për të cilët poashtu nuk do të ketë të interesuar për blerje”,  tha Suleviq.

Ulqini-Online
VIDEO TV VIJESTI

YouTube Preview Image