Sinishtaj: Mendon dorëheqjen nga parlamenti i Malit të Zi

October 30, 2011   | Rajoni / Region

Kryetari i klubit shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj për gazetën Dan deklaroi, “në qoftë se Malësia nuk e fiton statusin e Komunës së plotë, atëherë seriozisht do të mendoj për dorëheqjen time nga vendi i deputetit në Kuvendin malazez”.

Sinishtaj sqaroi se klubi i deputetëve shqiptarë e dha amendamentin i cili në rënd të parë kërkon statusin e Komunës së plotë të Malësisë. “Në qoftë se edhe ky amendament refuzohet nga shumica në Kuvendin malazez, atëherë vërtet nuk shoh arsye të rri në atë kuvend dhe punoj kot” – tha Sinishtaj.

Vasel Sinishtaj nga koalicioni Perspektiva është kryetari i klubit të deputetëve të partive shqiptare në të cilin janë edhe Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike dhe Genci Nimanbegu nga Forca e Re Demokratike.

Malesia.Org