50 million euro investim në Ulqin

October 31, 2011   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Deri në fund të vitit 2014 në vendin e ish-hotelit  “Jadran” në  Ulqin do të ndërtohet një hotel i ri luksoz me pesë yje vlera e të cilit shkon në  50 milion eura. Siç njoftohet, 90 përqind e punonjësve do të jetë nga Ulqini.

Projektet i realizon kompania nga Beogradi  ” Art Projekt”, e cila në konkursin e sapombyllur  fitoi vendin e parë dhe për këtë fitoi 15.000 €.

Hoteli do të ketë rreth 150 shtretër në 114 dhoma, duke përfshirë edhe pesë vila rezidenciale. Në sipërfaqe prej 26.000 metra katror, mysafirëve do i’u ofrohen restorante, salla konferencash, pishina, kazino, palestër dhe të gjitha objektet përcjellëse që i karakterizojnë hotelet me 5 yje.

Ulqini-Online
YouTube Preview Image

7