Nazif Cungu emëroi udhëheqësin e re në komunën e Ulqinit

October 31, 2011   | Politika, Shtypi / Mediji

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka shkarkuar të gjithë sekretarët e sekretarijateve nga funksionet e tyre për të emëruar të rinjtë në përputhje me shumicën e re të krijuar.

Kështu, në krye të Sekretariatit për Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik është emëruar Valdet Axhemoviq nga Forca. Sekretari i ri i Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjes së mjedisit është  Abdullah Dervishi, po nga Forca.

Pashtu nga Forca e Re Demokratike janë edhesekretari i  Sekretariatit për mbrojtjen e pronës së komunës dhe Sekretariati për administratë, dispozita, kuadro dhe veprimtari shoqërore, tëcilët në mandatin e ardhshëm do të udhëhiqen nga Gëzim Haxhibeti dhe Gjon Gjonoviq.

Sekretarijati për urbanizem dhe rregullim te territorit i takon PSD-së dhe do të udhëhiqet nga Valon Buzuku.

Në krye të policisë komunale do të mbetet Kapllan Muçaj i krahut të shkëputur të PPD-së.

Sekretari i ri për Buxhet dhe Financa do të jetë Agron Ibrahimi, nga dega e UDSH-së së Anës së Malit tashmë e shkëputur nga partia. Zyrtarët e po këtij krahu  Manush Halili dhe Nexhedin Avdiu do mbulojnë funksionet e sekretarit të Sekretarijatit per veprimtari banesore dhe menaxher i komunës.

Liderët e partive të cilët dë të qeverisin komunën e Ulqinit në mandatin e ardhshëm kanë rënë dakord që drejtor i Qendrës për kulturë të jetë Nail Draga nga Forca kurse Zana Sarvan nga Perspektiva të udhëheq me sektorin e pastërtisë së Ndërmarrjes të Komunale Publike e cila tani ndahet në dy pjesë.

Ulqini-Online

9