Sinishtaj: Deputetët shqiptarë mund të bojkotojnë punën e parlamentit

November 3, 2011   | Rajoni / Region

Deputetët shqiptarë mund të bojkotojnë punën e parlamentit pas vendimit të kuvendit që të refuzojë amendamentet në ligjin për organizimin territorial të cilat kanë paraparë formimin e komunave të reja në Mal të Zi, ka theksuar deputeti i Klubit të partive shqiptare Vasel Sinishtaj.

Të përkujtojmë se janë refuzuar amendamentet e deputetëve të Partisë boshnjake dhe të partive shqiptare si dhe të PSP dhe të Demokracisë së re serbe që Petnica, Gucia, Tuzi, Gollubovci, Grbli , Sutomora dhe Petrovci të fitojnë statusin e Komunës. Sinishtaj konsideron se pas këtij vendimi shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin qëndrim tjetër. Sinishtaj ka theksuar se përfaqësuesit e shqiptarëve gjendjen reale do t’ia prezantojnë Bashkësisë ndërkombëtare duke theksuar se u janë marr të drejtat e arritura dhe të garantuara me Kushtetutë.

Pushteti nuk duhet të ketë frikë por duhet ti ndihmojë banorët në formimin e Komunave të reja , ka vlerësuar deputeti i Partisë boshnjake Kemall Purishiq. Purishiq ka theksuar se e drejta në vetëqeverisjen lokale është njëra prej të drejtave elementare njerëzore dhe e garantuar me Kushtetutë dhe me Kartën evropiane për vetëqeverisjen lokale.

TVCG