Skulptura të artistëve shkodranë e malazezë në hapësira publike të Ulqinit – Video

November 3, 2011   | Shoqëria / Društvo

Veprat e skulptorëve nga Mali i Zi dhe nga Shkodra,i realizuan gjatë Simpoziumit Ndërkufitar të Skulpturës,u vendosen në hapësirat publike të qytetit të Ulqinit.
Ky aktivitet është fryt i një projekti të bashkisë së Shkodrës dhe të shoqatës artistike “Art Dulcimium” të Malit të Zi, në bashkëpunim me Galerinë e Arteve Shkodër dhe me shkollën “Boshko Strugar” në Ulqin.

Artistët malazezë dhe shkodranë nisën punën e tyre në njërin prej shesheve pranë rrugës pedonale të Urës së Bunës dhe Liqenit të Shkodrës, duke pasur në sfond edhe kalanë e lashtë të Rozafës, që sipas tyre, i frymëzon edhe më tepër për krijimin e veprave.Ndërsa faza e dytë u organizua në Ulqin gjatë muajit shtator të këtij viti në molon e Ulqinit.

Komisioni artistik, specialistët e urbanistikës dhe autoritetet e Komunës së Ulqinit,kan përcaktuar edhe vendin se ku do të vendosen ato në hapësirat publike të qytetit të Ulqinit.

Ju ftojm të shikoni Fotografijat nga Ismet Karamanaga Facebook.


YouTube Preview Image

3