Karate Klubi Ulqini me i suksesshmi ne “Plevla Open 2011” – Video

November 5, 2011   | Sporti / Sport

Klubi i karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 18 medalje në Turneun e VIII ndërkombëtar të karatesë “Plevla open 2011”.

EKIPI I JUNIOREVE MË I MIRI

dielen, më 29 tetor 2011 në Plevle u mbajt Turneu i 8-të ndërkombëtar i karatesë “Plevla Open 2011”, në të cilin morën pjesë 32 klube me 435 garues nga Kroacia, Sllovenija, Serbia, Maqedonia, Bosna e Hercegovina dhe nga Mali i Zi. Klubi i Karatesë “Ulqini” në këtë turne ndërkombëtar mori pjesë vetëm në disiplinat e luftërave duke kurrur suksese mjaft të mira. Ekipi i junioreve në përbërje Antigona Rama , Radica Dashiq, Hantije Ibroçi dhe Ena Kovaçeviq në finale mposhtën ekipin e Bosnjes me rezultatin 3:0 duke u shpallur kampionë dhe ekipi më i mirë i junioreve. Në këtë garë Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë me 15 garues, të cilët u kurorëzuan me gjithsej 18 medalje: 5 të arta, 4 të argjendta dhe 9 të bronzta. Nga KK “Ulqini” me medalje të arta u shpërblyen: Radica Dashiq u kurorëzua me dy medalje të arta, kurse me nga një medalje të artë u kurorëzuan Antigona Rama, Hantije Ibroçi dhe Ena Kovaçeviq. Me medalje të tjera u shpërblyen këta garues: Dardan Ceka, Adnan Kuqi, Nderim Cuca, Teufik Shurdha, Valentino Sadikoviq, Ibrahim Zogaj, Katarina Marnikoviq, Edin Kraja dhe Lavdim Tula. -Jemi më se të kënaqur me rezultatet e arrituara, posaçërisht për gjeneratën e kadetëve dhe juniorëve, pasi që ky ishte një test i mirë për ta për garat e radhës, siç është Kampionati i Malit të Zi, ku dhe aty shpresojm që do të korrim rezultate të mira, – shprehen të kënaqur trajnerët që ishin udhëheqës në këtë garë Kujtim Sukaliqi dhe Anell Beganoviq.

Shërbimi informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”


YouTube Preview Image