Të dhëna onomastike dhe demografike për Shasin nga Prof.dr.Iljaz Rexha

November 6, 2011   | Opinione

Të dhëna onomastike dhe demografike për Shasin dhe vendbanimet e nahijes së Bunës së Përtejme sipas defterëve osmanë të shekujve XV dhe XVI (7)

Disa vendbanime nuk ekzistojnë më

Fshati Bukmir i Vogël (Küçük) i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Hasan Xhaferit, mbrojtës i kalasë së Shkodrës dhe kishte 10 shtëpi me bashtina, 1 beqar dhe 4 çifligje, me këta kryefamiljarë: Kola Nika, Nadal Nika (beqar), Mark Prushi, Bili Vasili, Pal Gjoni, Marin Mita, Gjon Deda, Mark Dela, Ali Bisha (çift), Jusuf Biba (çift), Mustafa Biba (çift), Jusuf Anxhuli (çift), bashtina Andre Domina në zotërim të Josef At Gjonit, bashtina Andre Laçi në zotërim të Vuka Laçit. Fshati Shurr i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Ali Kolit dhe kishte 10 shtëpi me bashtina, 1 beqar dhe 3 çifligje, me këta kryefamiljarë: Bili Shurri, Vuka Shurri, Lika Shurri, Doda Shurri, Prend Shurri, Gec Shurri, Marin Shurri, Gjon Shurri, Kurt Shurri (çift), Pervane Shurri (çift), Gesa Shurri (beqar), bashtina Doda Lika në zotërim të Lika Pisha, bashtina Prend Gjurka në zotërim të banorëve të fshatit të përmendur, Xhafer Doda (çift). Fshati Shiroka i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte has i Sulltanit dhe kishte 115 shtëpi, 14 beqarë dhe 3 myslimanë me çifligje. Antroponomia e kryefamiljarëve të këtij vendbanimi ishte krejtësisht e sferës latino – romane, me emra karakteristikë të traditës së krishterë shqiptare dhe 3 kryefamiljarë mbanin antroponimi islamo- orientale: Hasan Mustafa (çift), Pervani Domi (çift), Iskender Maroja (çift). Fshati Kaletza – Kalitza i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte 4 shtëpi me këta kryefamiljarë: Lleshi – i biri i Roshit, Uka – i biri i Burrit, Petri – i biri i Korçinit, Dimitri – i biri i Surit. Ky fshat në vitin 1582 kishte 16 shtëpi dhe 6 beqarë, me këta kryefamiljarë: Dida Geci, Kola Doda, Pal Gjika, Bisha Gjika, Pepa Martini, Bisha Xhamazi, Prenç Marini, Prend Kola, Mariç Kola, Pal Andrea, Mida (Midha) Lika, Pisha Mida – beqar, Nika Luka nga Merkodi, Prena Vuknika, Prena Gjura Marka, Pren Nika Gjuro, Pren Vuka Andrea, Pren Andrea Vuka, Pren Jusuf Bisha me çiflig, Kasim Ibrahimi me çiflig. Fshati Valiza (Valëza – I.R) i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte 8 shtëpi me këta kryefamiljarë: Kola Gjura, Gjon Galopi, Petri – i biri i Goda-s, Gjon Kostiqi, Gjergj Pllumbi, Gjergj Radoji, Dimiter Grada, Dimitri – i biri i Stojanit. Ky fshat në vitin 1582 ishte timar i Mehmetit, mbrojtës i Kalasë së Shkodrës dhe kishte 15 shtëpi me bashtina, 4 beqarë me këta kryefamiljarë: Sefer Gjoni me çiflig, Xhafer Gjoni (benak), Marin Gjoni, Ivan Marini, Mark Ivani (beqar), Deda Ivani (beqar), Laka Kusixhi, Pervane Kusixhi, Nadal Kusixhi, Andre Kusixhi, Gjergj Kusixhi, Doda Toli, Xhon Marka, Bisha Krysa, Ulk Bisha (beqar), Gec Bisha (beqar), Prend Bisha (beqar), bashtina Hasan Krysa në zotërim të Deda Bulit, Lazar Kusixhi, Ilja Lazari, Prend Ivani, bashtina Ulka Udina në zotërim të banorëve të fshatit, Vuka Bisha. Fshati Matesh – Manesh i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte 5 shtëpi, me këta kryefamiljarë: Dimitër Maneshi, Vasil Mateshi, Lazar Laçi, Mil Armeni, Mark Mati. Ky fshat në vitin 1582 është shënuar me formën Matesh, si timar i Mehmet Dervishit me ortakë dhe kishte 7 shtëpi, 7 beqarë, 5 çifligje dhe 3 benakë, me këta kryefamiljarë: Memi Ivani (çift), Ramadan Memi (beqar), Hasan Kola (benak), Hysein Kola (beqar), Mustafa Kola (çift), Ali Hasani (beqar), Mustafa Vasili (çift), Hysejn Laçi (çift), Sylejman Laçi (benak), Hasan Hysejni (beqar), Ahmet Zhuri (çift), Kurt Ahmeti (beqar), Kola Zhuri, Qejvan, mysliman i ri (benak), Doda Prendi, Kola Marki, Voka Martini, Bisha Marki, Mark Gjoni, Kola Gika, Buto Marki (beqar), Hysein Maresha (beqar). Fshati Dramosh i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte 5 shtëpi me këta kryefamiljarë: Andrej – i biri i Stojanit, Dimitri – i biri i Stojanit, Gjoni – i biri i Galumit, Ulja – i biri i Igorit, Boga – i biri i Galumit. Ky fshat në vitin 1582 kishte 11 shtëpi, 4 beqarë, 5 çifligje, me këta kryefamiljarë: Mustafa Kraja (çift), Ibrahim Mustafa (beqar), Pervane Galupi (çift), Ali Pervani (beqar), Xhafer Otoneri (?) me çiflig, Sefer Gika (beqar), Daba Gika (beqar), Mark Daba (beqar), Bisha Shirgji, Andrea Bisha (beqar), Shirgji Bisha, Kola Daba, Prend Daba, Gjon Prendi, Andrea Prendi, bashtina Kola Gjoni në zotërim të Andre Mlikit, tani në zotërim të Deda Mlikit. Fshati Muriqani i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte vetëm 1 shtëpi me kryefamiljarin Dom Mihaçi. Ky fshat në vitin 1582 ishte timar i Ahmet Siyavush pashës (i ndjerë) dhe kishte 38 shtëpi me bashtina, 36 çifligje, 5 beqarë dhe 3 benakë, me këta kryefamiljarë: Jusuf Bushat (çift), Mustafa Shirgji (çift), Mustafa Muçika (çift), Sylejman Muçika (beqar), Sefer Bushat (çift), Mustafa Prenda (çift), Sefer Muçika (çift), Sefer Kopriva (benak), Hysen Piri (çift), Hasan Hyseni (beqar), Ahmet Dragoza (çift), Mustafa Gojxhini (çift), Ferhat Gjoshiqi (benak), Mustafa Ferhati (beqar), Sylejman Mateshi (çift), Hysen Sylejmani (çift), Mustafa Hyseni (çift), Ali Gojani (çift), Pervane Shirgj (çift), Mustafa Pervane (beqar), Hasan Mihaçiq (çift), Ali Hasani (çift), Mehmet Ali (beqar), Sefer Mihaçiq (çift), Iskender Mirushiq (çift), Behram Kaba (çift), Mustafa Kaba (benaf), Mehmet Bara (çift), Sylejman Kola (çift), Gjon Bisha, Pal Muçika, Peca Muçika (beqar), Merkod Muçika (beqar), Kola Muçika, Pal Kola, Andre Kola (beqar), Ulkash Mihaçiq, Andre Ulkashi, Nikiq Mariza, Luka Nikiq, Pal Daba, Mark Pali, Kola Dabça, Deda Miliq, Koka Mirushin, Bisha Mirushin (beqar), Dush Mihaçiq, Kriza (Krisa) Gojuni, Kola Vojeva, Tom Muçika, Vuka Lika, Doda Dodiq, Vuka Vuka (beqar), Andrej Doda (beqar), Koka Bili, Mark Koka (beqar), Ulkash Drena, Mark Ulkashi (beqar), Mark Gojçini, Ulkash Petri, Merkod Ulkashi, bashtina Pal Margjini në zotërim të Mehmetit dhe të Mustafait me çiflig, Gjon Kraja, bashtina Prend Milkit në zotërim të këtij fshati, Kola Toma, bashtina Galiq Murka në zotërim të fshatit, bashtina në zotërim të Murat Galotit, tani në zotërim të Pervanës, bashtina Andreja Gjiritit në zotërim të Ferhat Gjonilit, bashtina Gjonesha në zotërim të Veliut, Prend Petri, Stefan Tushko, Vela Mihaçiq, Andre Mrika, Gjeka Vuka, Biba Mirja, Prenç Krysa, Kola Gjeka, Proner – Prover (?) Dodeshi (çift), Nasuh Daba (çift), çifligu i Ali Mustafës (i jep të dhjetat vjetore), Kolin Dodeshi (çift).

Koha  Javore

Shasi ilir i 365 kishave – dokumentar top channel par LajmeNgaUlqini