Çiljeta gjoksin nuk e kam zvogëluar

November 7, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ajo është përfolur këto ditë për një gjë shumë të rëndësishme për linjat e saj, për gjoksin!!!!! Po, po, disa media kryesisht kosovare kanë parë disa foto të fundit të Çiljetës në SHBA, dhe kanë nxituar në konkluzionin se këngëtarja në Amerikë nuk ka bërë vetëm koncerte, por ka zvogëluar edhe gjoksin.

Në fakt, është përfolur edhe më parë ky si lajm, por kësaj radhe u duk sikur ndodhi me të vërtetë. Këngëtarja ka nxituar të përgënjeshtrojë zërat, duke thënë se nuk e ka prekur gjoksin, pasi ka ndër mend të ndërhyjë në të vetëm mbasi të lindë.

Në fakt, edhe arsyet e keqkuptimit janë të mirëkuptueshme, sepse Çiljeta këto kohë jo vetëm ka rënë shumë në peshë, por ka krijuar forma shumë të mira falë ushtrimit në palestër. Kjo gjë i ka dhënë një pamje shumë elegante, aq sa të krijohet ideja se gjoksi i saj ka ndryshuar ose më saktë është zvogëluar.

Në fakt, kur bie në peshë, edhe gjoksi nuk shpëton, por ne e dimë se Çiljeta është shumë e sinqertë me gazetarët dhe nuk do të na e fshehte kurrë një lajm të tillë.

Panorama
YouTube Preview Image