Ingrit Gjoni është shtatzënë

November 7, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e njohur e dhjetëra hiteve pritet të bëhet nënë pas gjashtë muajsh. Lajmi është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga vetë Ingriti. Ndërsa ka qenë e ftuar në programin e të djelës në Top Channel. Pyetjes së Albana Osmanit për vazhdimësinë e lidhjes së saj me Gentin, djaloshin simpatik me të cilin këngëtarja ka pesë vite që është në një relatë dashurie, Ingrit Gjoni i është përgjigjur duke thënë: “Për momentin kam një lajm më të mirë se sa fejesa apo martesa, pres të bëhem nënë”.
Ka qenë kjo përgjigjja e këngëtares Gjoni e cila aktualisht është në muajin e tretë të shtatzënisë. Ky lajm vjen për herë të parë i konfirmuar nga vetë këngëtarja bukuroshe pas një sërë thashethemesh të ngritura mbi një shtatzëni të mundshme të saj. Një tjetër fakt që tërhoqi vëmendjen në puntatën e djeshme të ” E Diell” ishte edhe dukja e përsosur e këngëtares. Për të reja të fundit në lidhje me shtatzëninë e Ingritit do t’ju informojmë në vijim. Ndërkohë që, në fund të këtij shkrimi dëshirojmë të kujtojmë që përveç Ingritit, motra e saj Inis pritet të gëzojë familjen Gjoni me një vajzë.

Gazeta Shqiptare
YouTube Preview Image