Ministri i Bujqësisë T.Milosheviq: Ulqini ka potencial të madh edhe në bujqësi

November 7, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Njerëzit  të cilët janë duke udhëhequr  komunën e Ulqinit kanë një vizion të qartë të asaj se çka ata duan të bëjnë në të ardhmen në bujqësi dhe mendoj se së bashku ne do të bëjë një strategji e mirë për plasmanin e produkteve dhe njëheri do ofrojmë mbështetje për fermerët të cilët dëshirojnë për të prodhuar, u shhpreh ministri i Bujqësisë në qeverinë e Malit të Zi gjatë vizitës që bëri në komunën e Ulqinit kësaj të shtune.

Ai pas bisedës me kryetarin  e komunës së Ulqinit Nazif Cungu vizitoi edhe Anën e Malit ku u takua me fermerët lokal atje. Ai tha se Ulqini ka një potencial të rëndësishëm në lidhje me të gjitha aspektet e bujqësisë.
Ne diskutuam reth zhvillimit të mëtejshëm të blegtorisë, mbështetjen që ne mund të sigurojmë për sektorin e qumështit dhe zhvillimin e industrive së mishit, perimeve dhe frutave. Ne kemi një ambicie të përbashkët në këtë rajon dhe me ndërtimin e kalibratorit dhe të frigoriferit magazinues të zgjidhim problemin e grumbullimit të produkteve nga kjo zonë, – ka shtuar ministri Millosheviq, shkruan Dan.

Poashtu është biseduar edhe për thellimin e lumit Buna dhe se për këtë është duke u biseduar edhe me qevrinë e Republikës së Shqipërisë për një zgjidhje afatgjatë të problemit të përmbytjeve që ndodhen disa vite të fundit.

Ndërsa kryetari Cungu pasi shprehi kënaqsinë për vizitën e ministrit dhe shtoi:
”Ne e njoftuam ministrin në planet tona rreth bujqësisë. Jemi dakorduar me një sërë masash dhe ne presim një hap pozitiv në prosesin e zhvillimit të mëtejshëm. Ne kemi marrë siguri se ne do të kemi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.

Kjo është vizita e dytë e krerëve lartë të qeverisë së Malit të Zi, pas asaj të z.kryeministrit Llazoviq, që i bëhet komunës së Ulqinit prej ndërrimit  të qeversijes lokale në këtë komunë./Ulqini-Online/