Ekskursion me biçikleta,alternativ për Ulqin

November 8, 2011   | Turizmi / Turizam

Gjate vitit 2010, situata e turizmit ne Ulqin sipas te dhenave qe kemi nga fluksi i vizitoreve ne sezonin e vjeshtes dhe dimerit, rezulton  te jete pozitive. Vizitoret jane kryesisht te intresuar per kulturen dhe trashegimine e qytetit, arkitekturen,historine, muzeumet , objektet e kultit, kishat  dhe monumentet e kultures. Gjithashtu Ulqini ka nje interes ne rritje edhe per turizmin e aventures dhe ekoturizmin, rafting ne lumin buna, ecje apo ture me bicikleta ne rrethinat e qytetit alternative e  re për komun të Ulqinit.

Propozimi që të punohet mbi një projekt për ndërtimin e një itinerari për kalime me biçikleta nëpër bregun e Ulqinit deri në Velipoj apo Muriqan eshte alternative e re.. Kështu biçikletistët do të mund të lëvizin në tërë rrjedhën e lumit Buna, duke filluar nga Shkodra, ku ai buron, dhe të arrihet gjer tek delta e lumit Buna, që derdhet në Detin Adriatik në territorin e Malit të Zi.Propozimi i Itinerarit të ri për biçikletistë do të filloja nga qyteti  I Malit të Zi,Ulqinit, kurse në territorin tonë do të përfshijë vendbanimet rreth lumit Buna  midis Sukubinës –Muriqanit-Shkodrës dhe Velipojës . Duhet të bëhet afati përfundimtar i krijimit të shtigjeve për biçikleta, markimi i tyre, krijimi i një sajti etj. Propozimi është që viti 2013 të na pres në krijimit të shtigjeve për biçikleta , kurse deri atëherë të gjithë, të cilët dëshirojnë të lëvizin me dy rrota në këtë pjesë të Evropës jugore, ku prej Ulqinit do të mund të zgjedhin rrugët, të cilat e ndjekin bregdetin Shqipëtar.

Ministëra i zhvillimit të qendrueshëm dhe turizmit dhe Komuna e Ulqinit duhet të jenë udhëheqës i projektit për krijimin e një itinerari për kalime me biçikleta,edhe tani mund të themi se nuk mungojnë biçikletistë të huaj. Adhuruesit e turizmit me biçikleta përdorin rrugët e tanishme, duke u orientuar me harta se si të lëvizin nga një vendbanim drejt një vendbanimi tjetër . Zakonisht turistët vendosen në hotelet e qytetetit të Ulqinit, ose në kampingje, por ka dhe të tillë, të cilët udhëtojnë me çadra të veta, sepse te ne nuk ka mjaftë kampingje legale nga shteti I Malit të Zi.

Në fakt bregdeti Ulqinak  dallohet shumë nga rrjedha e poshtme e lumit, që është urbanizuar mirë. Mungesa e shtigjeve të posaçme për biçikletistë në Mal të Zi kompensohet deri diku nga pamjet e bukura dhe fshatrat piktoreske në bregun e lumit Buna. Turistët me biçikleta mund të lëvizin në rezervatet natyrore, në të cilat bëjnë fole lloje të rralla shpendësh dhe të vizitojnë kisha,manastire,xhamia,male shkëmbore ose kështjella që nga epoka e Mesjetës. Disa prej tyre marrin pjesë në konkurse kulinare dhe në festivale folklorike.

Natyra në këtë pjesë të lumit  Buna është e egër .Dhe kjo është jashtëzakonisht tërheqëse për turistët e huaj. Nëpër bregun e lumit Buna në territorin e Malit të Zi dhe të Shqipëris ka rajone, ku nuk do të gjeni asnjë vendbanim të populluar. Atje është shumë vështirë të gjeni hotel. Në fakt ka vetëm nga ndonji  shtëpi për vendosje turistësh nëpër fshatra . Prandaj turistët duhet të informohen paraprakisht ku mund të kalojnë natën.

Në internet komuna e Ulqinit  duhet të paraqes  se si të gjeni informacion për vendbanimet dhe mundësitë për vendosje turistësh nëpër rrjedhën e lumit Buna. Duhet krijuar qendra e informacionit se ku mund të merrni hartat dhe udhërrëfyesit e domosdoshëm. Shumë prej biçikletistëve të huaj përdorin sistemet moderne GPS,ku Ulqini poashtu nuk asht futur në GPS botëror sepse këto jan mjetet  të cilat i ndihmojnë biçikletistëve  për t’u orientuar në mjedisin e panjohur.
YouTube Preview Image