Jeta Faqolli: Më pëlqen të zhvishem me stil

November 9, 2011   | Lajmet / Vijesti

Në fakt, në sinkron me këtë synim, Jeta pak kohë më parë ka ndryshuar edhe look, duke u shndërruar në “kokëkuqe”. Por çfarë do të thotë me stil, sepse këngëtarja nuk e ka sqaruar shumë: të mos jesh vulgare, të jesh në një hap me modën, të jesh e vetëpërmbajtur?! Në performancat e saj skenike Jeta zakonisht preferon të ndërthurë klasiken me modernen, ndërsa në klipin veror “It’s time” e kemi parë të shfaqet edhe me boksera.
Këngëtarja e “It’s time”, e cila ka bashkëpunuar me treshen e djemve rumunë “Deep System”, ka thënë së fundmi se në performancat e saj përpiqet të zhvishet me stil, në mënyrë që të mos jetë ekstravagante, por njëherazi të përmbushë qëllimin për të qenë seksi.

Në fakt, në sinkron me këtë synim, Jeta pak kohë më parë ka ndryshuar edhe look, duke u shndërruar në “kokëkuqe”. Por çfarë do të thotë me stil, sepse këngëtarja nuk e ka sqaruar shumë: të mos jesh vulgare, të jesh në një hap me modën, të jesh e vetëpërmbajtur?! Në performancat e saj skenike Jeta zakonisht preferon të ndërthurë klasiken me modernen, ndërsa në klipin veror “It’s time” e kemi parë të shfaqet edhe me boksera.

Por, duke qenë se temperaturat e larta verore bëjnë të vetën, Jeta e ka pasur një justifikim: “Unë besoj se e përshtas tekstin e këngës me veshjen. Normalisht, kur janë këngë serioze apo balada, nuk ka nevojë për zhveshje mendoj unë, por nëse bëhet fjalë për një këngë ritmike dhe verore, aty ka vend edhe për pak zhveshje, apo jo.

Sigurisht që me stil edhe ekstravaganca, në këtë mënyrë pse jo?!”, – na ka thënë këngëtarja, e cila në jetën e përditshme mban kryesisht një look sportiv.

KOHA NET

YouTube Preview Image